Translations:Yirmi İkinci Söz/371/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Po, për shembull, وَ لِلّٰهِ ال۟مَثَلُ ال۟اَع۟لٰى “Dhe All-llahut i takon krahasimi, shembulli më i lartë”, ashtu si duke treguar dritën e diellit dhe reflektimin, fluskat në një lum të madh rrjedhës duke lëshuar xixa kur janë me pamje nga dielli dhe objektet e tejdukshme që shkëlqejnë në faqen e tokës të cilat janë dëshmues për atë Diell, po ashtu vazhdimi i shfaqjes së diellit me shkëlqim me perëndimin e atyre pikave dhe me zhdukjen e shkëlqimit të lëndëve, dhe vazhdimi i asaj shfaqje pa mangësi mbi pikat, mbi fluskat dhe mbi objektet e tejdukshme të tjera që vijnë pas tyre me radhë duke ndjekur njëra-tjetrën, kjo dëshmon në mënyrë vendimtare se ato imazhe të vockëla të diellit, ato drita reflektuese, dhe ato shkreptima të cilat shfaqen dhe shkëndijojnë, që ndizen menjëherë dhe shuhen dhe që ndryshohen e ripërtërihen, sigurisht ato janë shfaqjet e një dielli të qëndrueshëm, të lartë, të vetëm dhe të pavdekshëm. Domethënë, ashtu si nëpërmjet shfaqjes së tyre dhe bërjes së tyre të dukshme, ato pikëla të ndritshme demonstrojnë ekzistencën e diellit, po ashtu me zhdukjen dhe shuarjen e tyre, ato demonstrojnë vazhdimësinë e tij, qëndrueshmërinë dhe unitetin.