Translations:Yirmi İkinci Söz/373/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Po, krijesat e bukura dhe qëniet e holla që ripërtërihen dhe kthehen përsëri brenda tatëpjetës dhe zhdukjes, lindjeve dhe perëndimeve, që ndodhin nëpërmjet ndryshimit të natës dhe ditës, të dimrit dhe verës, dhe të shekujve e periudhave, sigurisht tregojnë ekzistencën, vazhdimësinë dhe Unitetin e një Zotëruesi të lartësuar e të përjetshëm, të një bukurie të shfaqur vazhdimisht. Dhe ashtu si vdekjet dhe zhdukja e atyre qënieve së bashku me shkaqet e tyre të dukshme e të ulëta që tregojnë se shkaqet nuk janë asgjë, por vetëm se thjesht perde, atëhere kjo situatë provon në mënyrë vendimtare se këto arte, këto skalitje dhe këto shfaqje janë arte të ripërtërira në mënyrë të vazhdueshme, janë skalitje të ndryshueshme dhe pasqyra lëvizëse të Hirplotit të Gjithëlavdishëm, të gjithë Emrat e të Cilit janë të shenjtë dhe të bukur; ato janë vulat e Tij të cilat vijojnë njëra pas tjetrës dhe stampat e Tij që ndryshojnë me urtësi...