Translations:Yirmi Beşinci Söz/1039/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në të njëjtën mënyrë Mbreti i Pashoq u dha urdhër qiejve e tokës që të asgjësonin popullin e Nuhut Alejhis-selam. Dhe kur ato kishin zbatuar detyrat e tyre, Ai lëshoi dekretin: “Gëlltite ujin tënd o tokë! Ndaloni nga puna juaj o qiej! Misioni juaj mbaroi. Tani ujërat po tërhiqen. Arka (anija) e cila është një nëpunëse e urdhëruar Hyjnore, duke kryer detyrën e saj si një çadër, u vendos në një majë të malit. Keqbërësit e morën shpërblimin e tyre.” Ja, shikoje lartësinë e Këtij stili! Kështu, stili këtu aludon për faktin se universi zemërohet nga kundërshtimi i njeriut. Qiejt dhe toka bëhen të zemëruara. Dhe permes këtij nënkuptimi ai u thotë: “Ai i Vetëm, urdhrave të të Cilit u binden qiejt e toka, si dy ushtarë të bindur, nuk duhet të kundërshtohet...”, dhe shpreh një ndalesë në një mënyrë madhështore.