Translations:Yirmi Beşinci Söz/1042/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    وَال۟قَمَرَ قَدَّر۟نَاهُ مَنَازِلَ حَتّٰى عَادَ كَال۟عُر۟جُونِ ال۟قَدٖيمِ

    “Edhe hënës Ne i kemi përcaktuar asaj vendbanime (faza që t’i përshkojë) derisa ajo të kthehet si (të ishte) një kërcell i vjetër i tharë hurme (hëna e re).”([1])

    Shiko se çfarë stili të hollë tregon ai, stili është si ky: Një nga pozicionet e Hënës është në sferën e plejadave. Kur’ani e krahason hënën kur ajo është e re me degën e vjetër e të bardhë e të harkuar të hurmës. Ai, përmes këtij krahasimi, i tregon syrit të përfytyrimit se ajo është sikur të ishte një pemë prapa perdes jeshile të qiejve dhe njëra nga degët e saja, e bardhë, e harkuar dhe ndriçuese të kishte grisur perden dhe të kishte nxjerrë kokën, ndërsa plejadat janë si një bistak në degë dhe se secili nga yjet e tjera janë fruta të ndritshëm të asaj peme të fshehur të krijimit. Në qoftë se je dallues, ti do të kuptosh se sa stil i përshtatshëm, i hijshëm, i hollë, i lartë dhe çfarë mënyrë shprehjeje është kjo në pikëpamjen e banorëve të shkretëtirës, për të cilët hurmat ishin mjetet më të rëndësishme të jetesës.

    1. Kur’an ; 36: 39