Translations:Yirmi Beşinci Söz/1044/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Përmes fjalës “llambë” te vërseti, وَ جَعَلَ الشَّم۟سَ سِرَاجًا “Dhe e bëri diellin si një llambë.” ([1]), ai hap me fjalën “llambë” një dritare për stilin si ky: Duke bërë të njohur Madhështinë e Shpikësit Absolut dhe Mirësinë e Krijuesit nëpërmjet të sjellurit ndërmend se bota është një pallat dhe gjërat brenda saj janë stolitë, ushqimi dhe gjërat më të domosdoshme të përgatitura për njeriun dhe për krijesat e gjalla. Dielli, gjithashtu është një llambë e nënshtruar, ai tregon se dielli është një dëshmi e Njësisë së Zotit xh..sh.. Pra dielli, të cilin idhujtarët e imagjinojnë objektin më të rëndësishëm e të shndritshëm të adhurimit të tyre, është vetëm se një fanar i dobishëm, i nënshtruar dhe një krijesë e pashpirt. Domethënë, fjala سِرَاجًا “llambë” i kujton mendjes mëshirën e Krijuesit brenda Madhështisë së Hyjnisë së Tij. Ai bën të njohur mirësinë Hyjnore brenda gjërësisë së mëshirës dhe, duke bërë kështu, njofton për bujarinë e dorëgjërësinë brenda Madhështisë së Sovranitetit të Tij.

    1. Kur’an; 15:94