Translations:Yirmi Beşinci Söz/1050/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Arsyeja e mosshkaktimit mërzi dhe urtësia e saj është kjo: Kur’ani është ushqim e furnizim për zemrën, fuqi e pasuri për mendjen, ujë e dritë për shpirtin dhe shërim e ilaç për nefsin. Çdo ditë ne hamë bukë dhe nuk na jep mërzi, por në qoftë se do të hanim çdo ditë frutin më të shijshëm, do të na jepte mërzi. Kjo do të thotë: Për shkak se Kur’ani është i vërtetë, është realiteti, vërtetësia, udhëzimi dhe elokuenti i mrekullueshëm, ai nuk shkakton lodhje e mërzi dhe e ruan freskinë e këndshmërinë sikur të ruante rininë e përjetshme. Madje një nga udhëheqësit e Kurejshit –një orator me përvojë– u dërgua nga idhujtarët për ta dëgjuar Kur’anin. Ai shkoi dhe e dëgjoi atë dhe kur u kthye u tha atyre: “Këto fjalë kanë një ëmbëlsi e freski të tillë, saqë ato nuk u ngjasojnë atyre të njerëzve.” Unë i njoh poetët e falltarët; këto fjalë nuk u ngjasojnë aspak fjalëve të tyre. Dhe më e mira që ne mund të bëjmë për t’i mashtruar njerëzit tanë është të themi se ai është magji.” Kështu pra, edhe armiqtë më zemërgurë kundra Kur’anit Gjithurtë habiteshin nga elokuenca e tij.