Translations:Yirmi Beşinci Söz/1056/sq
ndërsa për shkak se غ (gajn) është më i rëndë përmendet tre herë; domethënë sa gjysma e tij.
Meqenëse ز (Ze) ذ (Dhe) ظ (Dha), dhe ط (Ta) janë motra në lidhje me artikulimin, cilësinë dhe tingullin, secila nga ato përmendet dy herë, ndërsa ل (Lam) dhe ا Elif në formën e لا (La-së) janë bashkuar dhe pjesa e Elifit në formën e لا La-së është gjysma e ل (Lamit), prandaj lami është përmendur dyzet e dy herë, kurse gjysma e saj (Elif) njëzet e një herë. Meqenëse ء (Hemzeja) me ﻫ (He) janë motra, për sa i përket nyjëtimit, Hemzeja([1]) është përmendur trembëdhjetë herë, ndërsa Heja është përmendur katërmbëdhjetë herë, pasi është një shkallë më e lehtë. ق (Kaf) ف (Fe) dhe ك (Kef) janë motra; ق (Kaf) është përmendur dhjetë herë meqë ka një pikë shtesë, ndërsa ف (Fe) është përmendur nëntë herë, ك (Kef) gjithashtu nëntë herë. ﺏ (Be) është përmendur nëntë herë dhe ت (Te) meqë vjen e treta është përmendur dymbëdhjetë herë. ر (Ra) është motra e ل (Lam), por sipas vlerës së tyre numerike të Ebxhedit, (Ra) është dyqind, ndërsa ل (Lam) tridhjetë, dhe meqenëse ر (Ra) është gjashtë shkallë mbi ل (Lam), ka rënë poshtë tij gjashtë shkallë. Gjithashtu, meqenëse ر (Ra) përsëritet shumë në shqiptim, ajo bëhet emfatike dhe është përmendur vetëm gjashtë herë.
- ↑ Hemzeja e shqiptuar dhe e pashqiptuar është njëzet e pesë; dhe ajo është tre shkallë më e lartë se sa motra e saj elifi sakineh, sepse zanoret janë tre.