Translations:Yirmi Beşinci Söz/1072/sq
Nga mijëra shembuj të kategorisë së “provës dhe demonstrimit” është vërseti që vijon:
فَان۟ظُر۟ اِلٰٓى اٰثَارِ رَح۟مَتِ اللّٰهِ كَي۟فَ يُح۟يِى ال۟اَر۟ضَ بَع۟دَ مَو۟تِهَا اِنَّ ذٰلِكَ لَمُح۟يِى ال۟مَو۟تٰى وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَى۟ءٍ قَدٖيرٌ
“Atëherë shikoji shenjat e mëshirës së Zotit; se si Ai i jep jetë tokës pas vdekjes së saj. Në të vërtetë është Ai i Cili i ngjall të vdekurit, sepse Ai është i Plotfuqishëm mbi gjithçka.”([1])
Shpjegimi i tij, me qëllim që të provojë ringjalljen e të heqë dyshimet, është i tillë saqë nuk do të mund të demonstrohej më qartë. Është si më poshtë:
Kështu siç është demonstruar e shpjeguar tek “e Vërteta e Nëntë e Fjalës së Dhjetë” dhe në “Shkreptimën e Gjashtë të Fjalës së Njëzet e Dy”, meqenëse në çdo pranverë jepen shembujt e ringjalljes së tokës me treqindmijë llojet, me rregullsinë më të madhe dhe veç e veç duke dalluar secilën gjallesë, pavarësisht atyre specieve të panumërta duke qenë të gjitha të përziera së bashku në një konfuzion total, kjo është e qartë për vëzhgimin njerëzor se kijameti dhe ringjallja e të vdekurve nuk do të ishte aspak e vështirë për Atë të Vetëm që e bën këtë ringjallje të tokës e të llojeve të saj. Gjithashtu, të shkruash pa gabim e defekt me Penën e Fuqisë qindra e mijëra specie në faqen e tokës, të gjitha së bashku dhe njëra brenda tjetrës, padyshim ajo është vula e të Vetmit në Njësi; kështu së bashku me demonstrimin e Njësisë Hyjnore, në mënyrë aq të qartë si dielli, ajo me vërsetin provon Kijametin dhe ringjalljen e të vdekurve, aq lehtë dhe në mënyrë vendimtare, si lindja e perëndimi i diellit. Kështu, Kur’ani e demonstron këtë të vërtetë nga këndvështrimi i “mënyrës” siç përshkruhet nga fjala كَي۟فَ “si”, ashtu siç ajo e përmend në detaje në shumë sure.
- ↑ Kur’an; 30:50