Translations:Yirmi Beşinci Söz/1073/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe për shembull: Në suren Kaf قٓ وَ ال۟قُر۟اٰنِ ال۟مَجٖيدِ “(Betohem) për Kur’anin e lavdishëm!”([1])

    Ajo e provon ringjalljen me një shpjegim të tillë brilant, të bukur, të ëmbël e të lartë, saqë ajo bind në një mënyrë aq të sigurtë, sa ardhja e pranverës. Shqyrtoje: Në përgjigjjen e Kur’anit ndaj jobesimtarëve, të cilët mohojnë ringjalljen e kockave të kalbura dhe duke thënë: “Kjo është e çuditshme, ajo nuk mund të ndodhë!” Kur’ani dekreton:

    اَفَلَم۟ يَن۟ظُرُٓوا اِلَى السَّمَٓاءِ فَو۟قَهُم۟ كَي۟فَ بَنَي۟نَاهَا وَ زَيَّنَّاهَا وَمَا لَهَا مِن۟ فُرُوجٍ

    “A nuk e kanë parë ata qiellin sipër tyre: si Ne e kemi ndërtuar atë dhe stolisur dhe s’ka asnjë të çarë në të? deri në fund... Dhe vazhdon të sqarojë deri tek كَذٰلِكَ ال۟خُرُوجُ “Kësisoj do të jetë ringjallja.” ([2]) Mënyra e shpjegimit të tij rrjedh si ujë dhe shndrit si yjet. Ajo i jep zemrës gëzim e kënaqësi, dhe i jep një ushqim të ëmbël e të mirë si hurma. Kështu që është njëherësh edhe si ushqim dhe si kënaqësi.

    1. Kur’an; 50:1
    2. Kur’an; 50:6-11