Translations:Yirmi Beşinci Söz/1074/sq
Dhe në njërin nga shembujt më të hollë tek kategoria e “demonstrimit dhe e vërte-timit” ai thotë:
يٰسٓ وَال۟قُر۟اٰنِ ال۟حَكٖيمِ اِنَّكَ لَمِنَ ال۟مُر۟سَلٖينَ
“Jâ-sîn. “(Betohem) në Kur’anin gjithë urtësi. Vërtet ti (Muhammed) je njëri prej të dërguarve.” ([1])
Domethënë, “Unë betohem në Kur’anin Ploturtësi që ti je një nga profetët.” Ky betim tregon se prova e profetësisë është aq e sigurtë dhe e vërtetë, dhe në drejtësi është ngritur në rangun e respektit dhe të nderimit, saqë betohet në të. Kështu, duke e treguar këtë, ai thotë: “Ti je profet, sepse në dorën tënde është Kur’ani. Sa për Kur’anin, ai është e verteta dhe ai është Fjala e të Vërtetit; sepse në të është urtësia e vërtetë dhe mbi të është vula e mrekullisë.”
- ↑ Kur’an; 36:1-3