Translations:Yirmi Beşinci Söz/1112/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    “Ose, a imagjinojnë ata, si Faraonët e si materialistët, se gjërat erdhën vetvetiu në ekzistencë, zhvillojnë vetveten, ushqejnë vetveten dhe krijojnë vetë gjithçka që u nevojitet, dhe nuk të besojnë e nuk adhurojnë? Kjo do të thotë, se gjithësecili nga ata ta pandehë vetveten të jetë krijues, në një kohë që krijuesi i një gjëje duhet të jetë krijuesi i gjithçkaje. Me fjalë të tjera, mendjemadhësia e tyre dhe kryelartësia i kanë bërë aq shumë të çmendur, saqë ta përfytyrojnë atë, njeriun, i cili është shumë i pafuqishëm saqë mund të shpartallohet nga një mizë apo mikrob, të jetë i Plotfuqishmi Absolut. Meqenëse ata e kanë braktisur arsyen e tyre dhe humanizmin gjer në këtë shkallë dhe kanë zbritur më poshtë se kafshët, madje më poshtë se sa gjërat e pajeta, mos u brengos për mohimin e tyre. Konsideroji ata si një specie e dëmshme kafshësh dhe një lëndë e ndyrë! Injoroji ata e mos u jep rëndësi!