Translations:Yirmi Beşinci Söz/1114/sq
“Apo si Muattilet e pamend e konfuzë, të cilët mohuan Zotin xh.sh. , të gjitha atributet e Tij, dhe mohuan Krijuesin, a e mohojnë ata All-llahun xh.sh. e nuk i kushtojnë vëmendje Kur’anit? Në çdo rast, le ta mohojnë ata ekzistencën e qiejve e të tokës, ose le të thonë: ‘Ne i krijuam ato!’ Le ta humbasin krejtësisht mendjen e tyre, e le të fillojnë të shprehin fjalë të përçarta e të tërbuara çmendurie; sepse provat e Njësisë në qiell janë aq të qarta, që lexohen, e aq të shumta sa yjet, dhe në tokë janë aq të shumta sa lulet. Kjo do të thotë se ata nuk kanë qëllim të marrin dije të sigurtë e të gjejnë të vërtetën. Përndryshe, si pandehin ata se mos libri i universit është pa shkrues, në një fjalë të të cilit është shkruar një libër i tërë, në një kohë që ata e dinë se ‘një shkronjë nuk mund të ekzistojë pa atë që e shkroi atë shkronjë?”