Translations:Yirmi Beşinci Söz/1116/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    “Apo si një grup nga filozofët e çudhëzuar të cilët mohuan Dëshirën (Fuqinë e zgjedhjes) Hyjnore, apo si Brahmantë; a e mohojnë origjinën e Profetësisë që nuk të besojnë ty? Atëherë, le t’i mohojnë të gjitha shenjat e urtësisë e të qëllimit, të gjithë rregullin dhe frutat që janë të dukshëm tek të gjitha qëniet dhe që demonstrojnë vullnet e përzgjedhje; le t’i mohojnë ata të gjitha veprat e mëshirës e të mirësisë dhe të gjitha mrekullitë e të gjithë profetëve! Ose le të thonë: ‘Të gjithë thesaret e mirësive që u jepen krijesave janë me ne e nën kontrollin tonë’, le të provojnë se ata nuk janë të përshtatshëm për t’iu drejtuar adresimi! Atëherë, mos u dëshpëro për mohimin e tyre; thuaj: Kafshët e paarsyeshme të Zotit janë shumë! ”