Translations:Yirmi Beşinci Söz/1122/sq
“Apo si filozofët politeistë, të cilët i përshkruajnë ortakë Zotit xh.sh. në emrin e “dhjetë mendjeve” dhe “dhjetë zotrave të llojeve”, dhe si Sabeanët të cilët i atribuojnë një llojë hyjnie yjeve dhe engjëjve? A fëmijë i përshkruajnë ata Zotit xh.sh.? Dhe si heretikët e të çudhëzuarit, a djalë i përshkruajnë Atij, gjë që është kundra domosdoshmërisë së ekzistencës së Njësisë, përjetshmërisë dhe vetëmjaftueshmërisë Absolute të Krijuesit të Vetëm? A femëri u përshkruajnë ata engjëjve që është në kundërshtim me adhurimin e engjëjve, me pastërtinë dhe me llojin e natyrës së tyre? A supozojnë ata se ka ndërmjetës për ta, që ata nuk të ndjekin ty? Riprodhimi është mjet shumimi, i ndihmës reciproke, i përjetësimit dhe i jetës për krijesat si njeriu i cili është kalimtar e i përkohshëm, që ka nevojë për përjetësimin e species, që është trupor e i ndashëm, i aftë për t’u shumuar, i pafuqishëm dhe nevojtar për një trashëgimtar për ta ndihmuar atë. Atëherë, t’i përshkruash fëmijë –e sidomos ato që janë të dobëta e të paafta, domethënë vajzat me të cilat nuk kënaqej krenaria e tyre– Krijuesit të Gjithëlavdishëm që ekzistenca e të Cilit është e domosdoshme dhe e përjetshme, i Cili qëndron nga parapërjetësia e paspërjetësia përjetësisht, që esenca e të Cilit është krejtësisht e largët nga trupësia dhe është shumë lart prej nevojave fizike, Qënia e të Cilit është e përjashtuar nga ndarja e shumimi dhe Fuqia e të Cilit është shumë e lartë e nuk mund ta prekë atë pafuqia, do të ishte në të vërtetë një kllapi, një përçartje çmendurie, e një marrëzi e tillë, saqë gënjeshtrat dhe mohimet e atyre fatkeqëve që pajtohen me një ide të tillë nuk vlejnë fare. Ti nuk duhet të mashtrohesh. Gjepurave të mendjelehtëve dhe përçartjeve e kllapive të çdo të çmenduri nuk duhet t’u kushtohet vëmendje.”