Translations:Yirmi Beşinci Söz/1126/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    “Apo si Budistët([1]) që pretendojnë se e njohin të padukshmen, apo si të patrutë që imagjinojnë se hamendjet e tyre në çështje të së padukshmes janë të sakta? A nuk u pëlqejnë atyre ajo që ti merr nga njoftimet e së padukshmes janë të sigurta? A kanë ata ndonjë libër nga e padukshmja, që nuk pranojnë librin tënd rreth të padukshmes?

    Atëherë, bota e padukshme u zbulohet veçse profetëve të cilët marrin shpallje, dhe askush tjetër nuk mundet kurrë të hyjë vetë te ajo. Ata e imagjinojnë botën e padukshme si të ishte e hapur dhe pranë tyre dhe të merrnin njoftime e t’i shkruanin. Prandaj, mos lejo që gënjeshtrat e këtyre mburravecëve arrogantë të cilët kaluan e braktisën orientimin e tyre dhe që tejkaluan limitet, të të shkurajojnë, sepse në një kohë të shkurtër, të vërtetat e tua do t’i dërrmojnë imagjinatat e tyre!

    1. Si ata që ndjekin fenë e Budës në Kinë dhe në Indi