Translations:Yirmi Beşinci Söz/1128/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    “Ose a dëshirojnë ata të jenë si hipokritët sharlatanë dhe si ateistët dredharakë, natyrat e të cilëve janë të prishura dhe që ndërgjegjet e tyre janë të kalbura, a duan ata t’i mashtrojnë e t’i largojnë njerëzit nga udhëzimi të cilin ata nuk mund ta fitojnë? I mashtrojnë ata duke i bërë që të të thërrasin ty falltar, i çmendur apo magjistar? A duan ata t’i bëjnë të tjerët të besojnë atë çfarë ata vetë nuk besojnë? Mos mendo për këta sharlatanë tinzarë, mos i konsidero ata si qënie humane, mos u brengos për dredhitë e mohimet e tyre dhe mos u ligështo! Përkundrazi, shtoji përpjekjet e tua, sepse ata mashtrojnë vetëm shpirtërat dhe vetveten e tyre. Sukseset e tyre në të keqen janë të përkohshme; ajo është një taktikë Hyjnore duke i tërhequr gradualisht ata tek humbja.”