Translations:Yirmi Beşinci Söz/1130/sq
“Apo si Mexhusët, të cilët imagjinuan dy zotra të ndarë të quajtur, krijuesi i të mirës dhe krijuesi i të keqes; apo si idhujtarët dhe si adhuruesit e shkaqeve, të cilët i atribuojnë një llojë hyjnie shkaqeve të ndryshme, dhe secilin nga ato shkaqe e imagjinojnë të jetë burim mbështetjeje për ta? A mbështeten ata në zotra të tjerë e të kundërshtojnë ty? A e konsiderojnë ata vetveten se nuk kanë nevojë për ty?
Kjo do të thotë se ata janë verbuar dhe nuk e shikojnë rregullin aq perfekt dhe harmoninë pa mangësi kudo në univers, që është kaq i dukshëm sa dita. Sepse në përputhje me dekretin Hyjnor لَو۟ كَانَ فٖيهِمَٓا اٰلِهَةٌ اِلَّا اللّٰهُ لَفَسَدَتَا “Po të kishte pasur në to (në qiej dhe në tokë) perëndi të tjera përveç All-llahut, atëherë padyshim që të dyja (qiejt dhe toka) do të ishin shkatërruar.”([1])
Në qoftë se do të ishin dy drejtues në një fshat, ose dy guvernatorë në një qytet, ose dy mbretër në një vend, padyshim rregulli do të përmbysej dhe harmonia do të shkatërrohej. Por, që nga krahu i një mize gjer tek llambat në qiej, një rregull i tillë i hollë është i qartë. Atëherë nuk ka vend as sa krahu i mizës për t’i përshkruar ortakë Zotit xh., por meqenëse këta veprojnë në një mënyrë për të kundërshtuar arsyen, urtësinë, ndjenjat dhe atë që është e qartë, atëherë mos i lër gënjeshtrat e tyre që të të largojnë nga shpallja e mesazhi.”
- ↑ Kur’an; 27:22