Translations:Yirmi Beşinci Söz/1133/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Po, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm, thjeshtë e qartë, shpreh e instrukton të vërtetat më të pakapshme në një mënyrë të tillë pa i lënduar ndjenjën e përgjithshme, saqë ledhaton pikëpamjen e pa lënduar ndjenjën e përgjithshme të njerëzve dhe as nuk i acaron mendjet e tyre e as nuk i lodh ato. Sikur flitet me një fëmijë që përdoret fjalë fëmije, po ashtu stilet Kur’anore zbresin tek niveli i atyre që u adresohetdhe quhen تَنَزُّلَاتٌ اِلٰهِيَّةٌ اِلٰى عُقُولِ ال۟بَشَرِ 'Të folurit e All-llahut sipas shkallës së të kuptuarit të njerëzve'.

    Me anë të krahasimeve në formën e alegorive, ai i shpjegon një njeriu të zakonshëm e krejtësisht analfabet të vërtetat më të pakapshme Hyjnore dhe misteret Hyjnore, të cilat nuk mund t’i kapë as edhe mendimi i filozofëve më të shquar.