Translations:Yirmi Beşinci Söz/1136/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Shkurtazi: Ashtu si një fjalë e Kur’anit si: El’hamdu lil’lah, i gjithë falënderimi i takon All-llahut, e cila kur recitohet mbush një shpellë që i ngjason veshit të malit e në të njëjtën mënyrë ajo mbush veshët e vegjël të një mize, po kështu është çështja në kuptimet e Kur’anit. Ai ashtu siç kënaq mendje të mëdha si mali si mali, po ashtu mëson mendje të vogla si miza e shumë të thjeshta duke i qetësuar ato me të njëjtat fjalë. Kjo ndodh se Kur’ani u bën thirrje për besim të gjitha niveleve të xhindeve e të njerëzve dhe u mëson të gjithëve shkencat e besimit duke ua vërtetuar. Prandaj i kushtojnë vëmendje mësimit dhe instruktimit të Kur’anit më i ulëti midis njerëzve të zakonshëm duke qëndruar krah për krah me më të lartin e elitës dhe gju më gju së bashku ata i dëgjojnë mësimet e Kur’anit dhe përfitojnë prej tij.