Translations:Yirmi Beşinci Söz/1145/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kjo gjithëpërfshirje është krejtësisht e qartë nga vërsetet e përmendura tek “Fjalët e mëparshme” dhe tek “Kjo Fjalë.”

    Po, në të vërtetë, ashtu siç tregon hadithi:

    لِكُلِّ اٰيَةٍ ظَه۟رٌ وَبَط۟نٌ وَحَدٌّ وَمُطَّلَعٌ  وَ لِكُلٍّ شُجُونٌ وَغُصُونٌ وَ فُنُونٌ

    “Çdo vërset ka një kuptim të jashtëm e një kuptim të brendshëm, ka një limit, një qëllim dhe secila ka rrënjë, degë e degëzime”, fjalët e Kur’anit janë vendosur në një mënyrë të tillë, saqë çdo frazë, çdo fjali, madje çdo shkronjë, e ndonjëherë edhe një sukun (boshllëk) ka shumë aspekte. Ai u jep çdo njërit, prej atyre të cilëve ai u adresohet, pjesën e tij nga një derë e ndryshme.