Translations:Yirmi Beşinci Söz/1151/sq
Pjesa e një sociologu e filozofi të shoqërisë njerëzore do të ishte: Toka është një shtëpi, dhe shtyllat madhështore të jetës së asaj shtëpie janë jetët e gjallesave, ndërsa shtyllat mbështetëse të jetës së gjallesave janë uji, ajri dhe toka të cilat janë kushtet e jetës. Dhe shtyllat e direkët mbështetëse të ujit, ajrit dhe të tokës janë malet, sepse malet janë rezervuarët për ujë, krëhërit për ajrin –ato shtyjnë e hedhin gazin e dëmshëm dhe e pastrojnë atë;– dhe mbrojtësit për tokën nga transformimi në një moçalishte si dhe nga cënimi e shkelja e detit. Për më tepër, ato janë thesaret për domosdoshmëri të jetës njerëzore. Kështu, ai e kupton dhe me nderim e me respekt të plotë i jep lavdërime e falënderime Krijuesit të Gjithëlavdisë e të Mirësisë, i Cili i bëri këto male të larta si shtylla për tokën –shtëpinë e jetës sonë– në këtë mënyrë dhe i caktoi ato si ruajtësit e thesareve të jetës sonë.