Translations:Yirmi Beşinci Söz/969/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Ai posedon mrekulli dhe mrekullia e tij ekziston për arsyet e mëposhtme: Shumica e banorëve të Gadishullit Arabik në atë kohë ishin analfabetë. Për shkak të saj, në vend të shkrimit, ata i ruajtën burimet e krenarisë së tyre, ngjarjet e tyre historike, proverbat e tyre dhe urtësitë që do t’i ndihmonin ata për moralet e bukura të tyre nëpërmjet poezisë dhe elokuencës. Përmes joshjes së poezisë dhe elokuencës, thëniet kuptimplote do të mbeteshin në kujtesën e njerëzve e do t’u përcillleshin brezave vijues.