Translations:Yirmi Beşinci Söz/981/sq
Nga fillimi gjer në fund, Isharatul I’xhaz “Shenjat e mrekullisë” e demonstrojnë këtë elokuencë e thukëti në renditjen e fjalëve.
Ashtu si akrepat e një sahati që tregojnë sekondat, minutat dhe orët ku secili prej tyre plotëson rregullin e të tjerëve, po kështu veprojnë strukturat në format e çdo fjalie të Kur’anit të Gjithurtë, rregulli që është në fjalët e tij dhe rendi në mardhënie midis fjalive. Dhe kjo u shpjegua me qartësi të plotë tek “Isharatu-l I’xhaz” Cilido që dëshiron le ta hedhë vështrimin e ta shohë këtë elokuencë të mrekullueshme në renditjen e fjalëve.