Translations:Yirmi Birinci Söz/135/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Ashtu siç thuhet në shkencën e retorikës, “Kundërvënia, e cila është shkaku i largësisë në botën e jashtme, është shkaku i afërsisë në imagjinatë”. Domethënë, ajo që bashkon format e dy gjërave të kundërta, është veçse imagjinata, sjellja ndërmend, kujtesat, mendimet, që ndodhin nëpërmjet kësaj lidhjeje që quhet, “bashkëshoqërim ideshë.”

    Për shembull, ndërsa ti je duke kryer faljen ose duke bërë lutje para Qabesë, në praninë Hyjnore, megjithëse je duke reflektuar mbi vërsetet kur’anore, ky bashkëshoqërim idesh të merr ty dhe të çon tek diçka shumë e largët, tek më e ulëta dhe tek më banalja e gjërave.