Translations:Yirmi Birinci Söz/136/sq
Prandaj nëse koka jote është goditur me bashkëshoqërim idesh të tilla si ajo, kij kujdes! Mos u shqetëso e mos u tremb. Por, në momentin që të vish më vete, kthehu tek gjendja jote e natyrshme. Mos thuaj: “Oh çfarë gabimi kam bërë unë!” dhe pastaj të fillosh me ngut të hetosh shkakun, sepse nëpërmjet rëndësisë që i jep, ajo lidhje e dobët gjen forcë; sepse sa më shumë të shqetësohesh, aq më shumë rëndësi i jep ti asaj. Kujtesa jote e dobët bëhet e pandreqshme, pasi ato mendime shndërrohen në një shprehi –zakon– i ngulitur thellë që përparon gradu-alisht derisa transformohet në një sëmundje imagjinare. Por, mos u frikëso! Kjo nuk është sëmundje e zemrës. Kjo llojë kujtese vjen kryesisht në mënyrë të pavullnetshme; në mënyrë të veçantë, ky lloj është më i përgjithshëm e i zakonshëm tek njerëzit e ndjeshëm dhe nervozë. Shejtani depërton thellë me këto vesvese.