Translations:Yirmi Birinci Söz/138/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Bashkëshoqërimi i ideve është kryesisht i pavullnetshëm, prandaj njeriu nuk është përgjegjës për to. Në bashkëshoqërim idesh ka thjesht afërsi; nuk ka as prekje, as përzierje. Prandaj, natyra e ideve nuk kalojnë njëra-tjetrën dhe kështu nuk e dëmtojnë njëratjetrën. Ashtu si shejtani dhe meleku i frymëzimit duke qenë në afërsi me njëri-tjetrin rreth zemrës dhe mëkatarët e të drejtit duke qenë afër njëri-tjetrit që nuk shkaktojnë dëm, po ashtu, në qoftë se tek nxitja e pëshpëritja e bashkë- shoqërimit të ideve, imagjinata të këqija e të ulëta vijnë e hyjnë midis mendimeve të pastërta, ato nuk shkaktojnë dëm, veçse në qoftë se janë të qëllimshme, ose në qoftë se e preokupon veten tënde shumë me to duke i imaginuar ato të dëmshme për ty. Ndonjëherë zemra lodhet dhe mendimi preokupohet me diçka të rastësishme me qëllim që të zbavisë vetveten, atëherë shejtani e shfrytëzon këtë rast dhe paraqet e përhap gjërat e pista para këtij njeriu dhe e nxit.