Translations:Yirmi Birinci Söz/140/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kjo është një vesvese –pëshpëritje– që ndodh nga kërkimi për formën më të mirë të një veprimi duke e tepruar në hetim. Sa më i rreptë të jetë njeriu në këtë –me emrin e frikës së Zotit xh.sh. dhe të takvasë– aq më e ashpër dhe e vështirë bëhet çështja për të. Ai madje arrin në një pikë të tillë që, ndërsa po kërkon format më të mira të veprimit, ai bie në atë që është haram. Ndonjëherë duke kërkuar për një sunnet –vepër e padetyrueshme– e bën atë të braktisë diçka që është ‘vaxhib’ –veprim i detyrueshëm. Ai thotë me vete: “Nuk e di, a është ky veprimi im i rregullt dhe i pranueshëm?” Dhe e përsërit atë. Kjo gjendje vazhdon dhe ai bie në një dëshpërim të tmerrshëm. Shejtani e shfrytëzon plotësisht këtë gjendje të tij dhe e plagos atë.