Translations:Yirmi Birinci Söz/142/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Ilaçi i parë: Vesvese apo pëshpëritje të tilla si këto janë të përshtat-shëm vetëm për Mu’tezilitët, sepse ata thonë: “Veprat dhe gjërat për të cilat një person është përgjegjës, për sa ka të bëjë me shpërblimin e Ahiretit, janë të mira ose të këqija në vetvete, pastaj vjen Sheriati dhe vendos e përcakton se kjo është e mirë dhe kjo është e keqe. Dome-thënë, e mira dhe e keqja në natyrën e gjërave varen nga vetë gjërat sipas shpërblimit të Ahiretit, dhe urdhëresat e ndalesat Hyjnore e ndjekin këtë.” Kjo shkollë mendimi e çon njeriun në pëshpëritje dhe të bëjë gjithmonë hetime në punët e tij, duke thënë: “Nuk e di nëse veprimi im është kryer në mënyrën më të mirë, ashtu siç është ai në esencë?’