Translations:Yirmi Birinci Söz/144/sq
Për shembull, në qoftë se ti ke marrë avdes ose ke kryer faljen dhe ndodhi një shkak që e ka prishur avdesin tënd dhe faljen, por ti ishte krejtësisht i pavetëdijshëm për të, atëherë falja jote dhe avdesi yt në këtë gjendje janë të sakta dhe të pranueshme. Ndërsa mutezilitët thonë: “Në realitet ato të dyja ishin të këqija dhe të pasakta, por ato mund të pranohen për ty për shkak të injorancës tënde, dhe meqenëse nuk e dije këtë, ti ke një arsye.”
Atëherë sipas shkollës së Ehli Sunnetit vel-Xhemaah, mos thuaj për një veprim i cili është i përputhshëm me anën e jashtme të Sheriatit: “Nuk e di nëse është e saktë?” mos ki iluzione e vesvese rreth saktësisë së veprimit tënd. Por ki kujdes gjithashtu që të mos mburresh me veprimin dhe të krenohesh, sepse ti nuk e di njohjen e sigurt, “A është pranuar tek All-llahu apo jo?”