Translations:Yirmi Birinci Söz/145/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Ilaçi i dytë: Ky është: حَرَجَ فِى الدّٖينِ “Nuk ka vështirësi në fe.” Meqenëse katër medhhebet, katër shkollat e fikhut, janë të vërteta, atëherë në qoftë se njeriu me vesvese do t’i kuptonte neglizhencën dhe mangësitë e tij, ai duhet të vazhdojë istigfarin –kërkimin e faljes– këtë veprim i cili është më i rëndë në peshore se sa mburrja që buron nga pëlqimi i vetes për punët e mira të tij. Prandaj, në qoftë se dikush i goditur nga vesveset, do ta shikonte veten e tij në mangësi në kryerjen e detyrave, atëherë le t’i kërkojë falje All-llahut, sepse kjo do të ishte më e preferueshme për të se sa të krenohet duke admiruar punën e tij.