Translations:Yirmi Birinci Söz/146/sq
Meqenëse çështja është kështu, atëherë flaki pëshpëritjet –vesveset– dhe i thuaj shejtanit: “Kjo gjendje është një vështirësi. Është e vështirë të jesh i vetëdijshëm për realitetin e gjërave. Ajo është kundra parimit të shprehur nga لَا حَرَجَ فِى الدّٖينِ اَلدّٖينُ يُس۟رٌ “Nuk ka vështirësi në fe”; “Feja është lehtësi.” Sigurisht që kjo puna ime është e përputhshme me njërin nga katër medhhebet e vërteta islame dhe kjo më mjafton mua. Dhe kam pranuar pafuqinë time meqenëse unë nuk mund ta bëj adhurimin në mënyrën e vlefshme që duhet, kjo është një mënyrë që të kërkoj strehim tek mëshira Hyjnore nëpërmjet përulësisë duke i kërkuar falje dhe duke iu lutur përunjësisht që Ai t’i pranojë veprimet e mia të mangëta.”