Translations:Yirmi Birinci Söz/148/sq
Në çështjet e besimit, ajo çfarë futet në formën e dyshimeve janë vesveset, mashtrimet djallëzore. Njeriu fatkeq, duke vuajtur nga vesveset, ndonjëherë i ngatërron konceptet në mendjen e tij me imagjinata. Domethënë, ai e imagjinon dyshimin që ka ardhur tek imagjinata e tij të jetë një dyshim që ka hyrë në mendjen e tij, dhe supozon se besimi i tij është prishur. Ndonjëherë ai supozon se dyshimi që ai ka imagjinuar, ka dëmtuar imanin e tij. Dhe ndonjëherë tjetër ai pandeh se dyshimi që ai ka imagjinuar, është vërtetuar nga arsyeja e tij. Dhe ndoshta ai mendon se çdo shqyrtim në çështjet e kufrit (mosbesimit) është kufr.
Domethënë, ai supozon se është në kundërshtim me besimin që të ushtrojë aftësitë e tij për të reflektuar në formën e kuptimit, shkaqet e çudhëzimit, studimin e tij dhe arsyetimin në mënyrë të paanshme.