Translations:Yirmi Birinci Söz/151/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Të imagjinuarit e kufrit –mosbesimit– nuk është kufr, as të përfytyruarit e mohimit nuk është mohim. Dhe ashtu si të imagjinuarit e çudhëzimit që nuk është çudhëzim, po ashtu të reflektosh mbi çudhëzimin nuk është çudhëzim, sepse imagjinata, supozimi, përfytyrimi dhe reflektimi janë të ndryshme nga vërtetimi me arsye dhe nga nënshtrimi i zemrës. “Ato -imagjinata, supozimi...- janë të lira deri në një farë mase. Ato nuk e dëgjojnë aftësinë e dëshirës. Ato nuk futen krejtësisht nën detyrimet e fesë. Ndërsa vërtetimi dhe nënshtrimi nuk janë ashtu; ato të dyja i nënshtrohen mizanit, peshores. Meqenëse imagjinata, supozimi, përfytyrimi dhe reflektimi nuk janë vërtetim e nënshtrim, atëherë ato nuk konsiderohen dyshim e ngurrim.

    Por në qoftë se kjo gjendje përsëritet pa justifikim dhe arrin një gjendje stabiliteti në nefs, atëherë një lloj i dyshimit real mund të lindë prej tyre. Gjithashtu duke e quajtur atë një arsyetim të paanshëm ose të qenët i drejtë, duke marrë në mënyrë të vazhdueshme pjesën e anës kundërshtare, arrin një pikë saqë një person i tillë në mënyrë të pavullnetshme favorizon anën kundërshtare. Preferenca e tij për të vërtetën, e cila është detyrë për të, rrënohet. Dhe ai gjithashtu bie në rrezik, sepse në mendjen e tij vendoset një gjendje, që i ngjason një përfaqësuesi jozyrtar të shejtanit, ose të armikut, duke u bërë kështu me anën kundërshtare.