Translations:Yirmi Birinci Söz/152/sq
Më e rëndësishmja e këtij lloj vesvesi është ky: Personi duke vuajtur nga kjo, ngatërron diçka që është mundësia aktuale, me diçka tjetër që është “mundësia mendore”, domethënë, ai e imagjinon me intelektin e tij dhe dyshon me mendjen e tij atë që e sheh të mundshme në vetvete. Ndërsa njëri nga parimet e teologjisë është se “diçka që është e mundur nga vetvetja nuk e kundërshton sigurinë e dhënë nga njohja”, dhe ajo nuk është në kontradiktë me kërkesat e arsyes.
Për shembull, Deti i Zi, duke u fundosur e zhytur në tokë në këtë moment është e mundur nga vetvetja, por ne gjykojmë me siguri se deti është në vendin e vet, dhe ne e dimë këtë pa asnjë dyshim, dhe se mundësia e cila është, ‘mundësia aktuale’ nuk na shkakton ne dyshim dhe nuk e dëmton sigurinë tonë. Dhe për shembull, nga vetvetja është e mundur që dielli të mos perëndojë sot ose që ai të mos lindë nesër. Por kjo mundësi nuk i shkakton dëm sigurisë dhe nuk lind ndonjë dyshim.