Translations:Yirmi Dördüncü Söz/240/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Meqenëse perdet kanë dritare të cilat shikojnë tek njëratjetra, Emrat shfaqen njëri brenda tjetrit, aktet shikojnë tek njëri-tjetri, shembëlltyrat futen njëra brenda tjetrës, titujt aludojnë për njëri-tjetrin, shfaqjet i ngjasjonë njëra-tjetrës, rregullimet e ndihmojnë dhe plotësojnë njëra-tjetrën dhe disa plane të Hyjnisë i japin ndihmesë njëra-tjetrës, sigurisht kjo bën të domosdoshme për atë që e njohu All-llahun xh. sh. nëpërmjet njërit prej Emrave ë Tij, titujve, ose shkallëve të Hyjnisë, e kështu me radhë që të mos mohojë Emrat e tjerë, titujt dhe aktet, por sigurisht duhet të kuptojë se Ai (Emër) është Ai (Krijuesi), dhe të mos dëmtohet në qoftë se mbetet i fshehur nga shfaqjet e Emrave të tjerë dhe që nuk kaloi nga, shfaqja e një Emri për tek tjetri.

    Për shembull, në qoftë se ai shikon veprat e Emrit “Krijues” dhe Fuqiplotë dhe nuk shikon veprat e Emrit “I Gjithëdituri”, ai person mund të bie në çudhëzimin e natyrës. Prandaj ai gjithmonë duhet të kalojë me shikimin e tij përreth tij dhe të lexojë se All-llahu është هُوَ هُوَ اللّٰهُ “Ai”, “Ai”! dhe Ai është Zoti!, dhe të shikojë shfaqjen e Tij në çdo gjë. Dhe veshi i tij të dëgjojë nga çdo gjë shprehjen: قُل۟ هُوَ اللّٰهُ اَحَدٌ “Thuaj, All-llahu është Një” dhe t’i vejë veshin kësaj. Dhe gjuha e tij duhet të recitojë gjithmonë dhe ta shpallë لَٓا اِلٰهَ اِلَّا هُو بَرَابَر۟ مٖيزَنَد۟ عَالَم۟