Translations:Yirmi Dördüncü Söz/242/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në qoftë se dëshiron t’i shikosh ato të vërteta të larta nga afër, shko e pyet një det të ashpër që buçet nga dallgët dhe një tokë të lëkundur nga tërmetet duke u thënë atyre: “Çfarë thoni ju të dyja? Ti do të dëgjosh se ato të dyja janë duke thënë: “Ja Xhelil! Ja Xhelil! Ja Aziz! Ja Xhebbar!” O i Gjithëlavdishëm! O i Gjithëlavdishëm! O i Gjithëfuqishëm! O Detyrues!

    Pastaj shiko tek kafshët e vogëla dhe tek të vegjëlit e tyre që po ngrihen me mirësi e mëshirë në det dhe në tokë dhe pyeti: Çfarë jeni duke thënë? Sigurisht ato do të thonë: “Ja Xhemilu! Ja Xhemilu! Ja Rahimu! Ja Rahimu!” O Hirplotë! O Hirplotë! O Mëshirëplotë! O Mëshirëplotë!([1])

    Pastaj dëgjoji qiejt se si thërrasin: “Ja Xhelilu Dhul Xhemali!”' O I Gjithëlavdishmi i Bukurisë! Pastaj jepia dëgjimin tënd tokës e cila thotë: “Ja Xhemilu Dhul Xhelali!” O Hirploti i Gjithëlavdisë! Pastaj dëgjoji me vëmendje kafshët; ato janë duke thënë: “Ja Rahmanu, Ja Rezzak! O i Gjithëmëshirshëm, o Furnizues!” dhe pyete pranverën, që ti të dëgjosh shumë Emra si: “Ja Hannanu! Ja Rahmanu! Ja Rahimu! Ja Kerimu! Ja Letifu! Ja Atufu! Ja Musavviru! Ja Munevviru! Ja Muhsinu! Ja Muzejjinu! O i Dhemshur, O i Gjithëmëshirshëm, O Mëshirëplotë! O Gjithëbujar, O zemërbutë, O Zemërdhembshur, O Dhënësi i Formave, O Dritëdhënës, O Mirëbërës, O Zbukurues!

    Pyete një njeri i cili është vërtetë njeri, shiko se si ai i reciton Emrat e bukur të All-llahut dhe si ato janë të shkruara në Ballin e Tij. Në qoftë se ti do t’i shikoje me vëmendje edhe ti gjithashtu mund t’i lexosh ato. Është sikur Universi të ishte një orkestër e madhe duke kënduar e përkujtuar Emrat e Bukur Hyjnorë. Duke kombinuar këngën më të vogël me refrenet më të fuqishme ajo prodhon një harmoni sublime e shumë të hollë. Ju mund të bëni analogji të tjera në të njëjtën mënyrë.

    1. Madje, një ditë unë shikova macet; e gjithë ajo që ato po bënin ishte se pasi hëngrën dhe luajtën, ato fjetën. Ndërkohë në mendjen time më erdhi një pyetje: përse këto kafshë të pa preokupuara të ngjashme me kafshët grabitqare quhen kafshë të bekuara e të mira? Pastaj më vonë natën, unë u shtriva për të fjetur, kur pashë, njëra nga ato mace kishte ardhur dhe ishte shtrirë tek jastëku im dhe kishte afruar gojën e saj tek veshi im dhe e përmendi All-llahun në mënyrën më të qartë me Emrin: “Ja Rahimu! Ja Rahimu! Ja Rahimu! Ja Rahimu!” O Mëshirëplotë! O Mëshirëplotë! O Mëshirëplotë! O Më-shirëplotë! Sikur ajo refuzoi në emrin e species së saj kundërshtimin dhe fyerjen që më kishin ardhur në mendje dhe më goditi në fytyrë. Ndërkaq më vjen në mendjen time: Nuk e di nëse ky recitim ishte i veçantë për këtë mace, apo ai është i përgjithshëm midis maceve? Dhe dëgjimi i recitimit të saj, a është i veçantë për mua dhe i kufizuar për një kundërshtues të padrejtë si shembulli im, apo çdo njeri mund ta dëgjojë deri diku në qoftë se do ta dëgjonte me vëmendje?
      Dhe në mëngjes fillova të dëgjoja edhe macet e tjera, ato përsërisnin të njëjtin recitim në shkallë të ndryshme, ndonëse nuk ishte aq i qartë sa recitimi i parë, sepse në fillim të kerrmëzës së saj nuk dallohet ky recitim, pastaj mund të dallohet: “Ja Rahimu!” O Mëshirëplotë!, pastaj transformohet e gjithë kerrmëza e maces në: “Ja Rahimu!”O Mëshirëplotë! Ai u bë një recitim i panyjëtuar, elokuent dhe i brengosur. Ato mbyllin gojët e tyre dhe e përmendin All-llahun në një mënyrë të hollë me Emrin: “Ja Rahimu!” O Mëshirëplotë!
      Unë ua tregova ngjarjen vëllezërve të cilët erdhën për vizitë tek unë, ata e dëgjuan me vëmendje gjithashtu, pastaj thanë, “edhe ne e dëgjojmë recitimin e tyre deri diku.”
      Më vonë më erdhi në zemër: Unë u bëra kureshtar dhe doja të dija se cila ishte karakteristika e veçantë e këtij Emri: Ja Rahim! O Mëshirëplotë! Dhe përse macet e recituan atë në mënyrën e njerëzve dhe jo me gjuhën e kafshëve?
      Atëherë më erdhi në zemrën time se, meqenëse këto kafshë janë shumë delikate e të përkëdhelura ashtu si fëmijët e vegjël dhe meqenëse përzihen e rrinë bashkë me njeriun në çdo qoshe të shtëpisë së tij, ato sikur janë miqtë e njeriut, dhe kështu ato kanë shumë nevojë për mirësi e mëshirë.
      Kur atyre u kushtohet vëmendje dhe kur përkëdhelen në mënyrën që pëlqejnë, ato falënderojnë Zotin xh.sh. duke i lënë shkaqet –në kundërshtim me qenin– duke shpa-llur në botën e tyre të veçantë mëshirën e Krijuesit Mëshirëplotë. Me këtë recitim ato paralajmërojnë njerëzit që kanë rënë në gjumin e pakujdesisë, dhe me thirrjen: “Ja Rahimu! O Mëshirëplotë!” ato u kujtojnë atyre që adhurojnë shkaqet duke u thënë: “Prej kujt vjen ndihma e përkrahja dhe prej kujt pritet Mëshira.” (Autori)