Translations:Yirmi Dördüncü Söz/249/sq
Misteri i dytë: “Përse profetët e mëparshëm i lanë disa nga shtyllat e besimit, si ringjalljen trupore, deri diku në formë të shkurtuar dhe nuk i shpjeguan ato ashtu si Kur’ani, pasi një grup nga komunitetet e tyre, në të ardhmen, shkuan aq larg sa t’i mohonin disa prej atyre shtyllave të përmbledhura?
Gjithashtu, përse disa nga evlijatë Arifinë -shenjtorët e vërtetëpërparuan vetëm në vërtetimin e Njësisë Hyjnore, saqë ata madje përparuan aq shumë sa arritën tek shkalla e ‘sigurisë absolute’, në Unitetin Hyjnor, mirëpo disa prej shtyllave të besimit shfaqen shumë pak dhe në formë të përmbledhur në rrugët dhe në tarikatet e tyre? Dhe si rrjedhojë, ata që i ndoqën në të ardhmen nuk u dhanë rëndësinë e duhur shtyllave të besimit, dhe madje disa ranë në çudhëzim e gabim? Meqenëse plotësimi i vërtetë gjendet nëpërmjet zbulimit të të gjitha shtyllave të besimit, përse atëherë disa nga njerëzit e së vërtetës përparuan shumë në disa prej tyre, ndërsa mbetën shumë prapa tek disa të tjera; duke ditur se i Dërguari i Zotit Alejhis Salatu Ves-selam; i cili u privilegjua me shfaqjen e shkallëve më të mëdha të të gjithë Emrave të Bukur Hyjnorë dhe ishte udhëheqësi i të gjithë profetëve, po kështu Kur’ani Gjithurtësi, i cili është udhëheqësi i të gjitha shkrimeve të shenjta, i përshkruajnë me detaje të gjitha shtyllat e besimit, në mënyrën më të qartë, më serioze dhe më të paramenduar e të qëllimshme?”