Translations:Yirmi Dördüncü Söz/251/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Sigurisht njeriu është vendi i shfaqjes së të gjithë Emrave dhe ka aftësi për t’i arritur të gjitha plotësimet, por meqenëse fuqia e tij është e pjesshme, aftësitë e tij janë të ndryshme dhe dëshirat e tij janë të ndryshme, ai e kërkon realitetin nëpërmjet mijëra perdeve dhe pengesave. Dhe kështu, në realitetin dhe në zbulimin e së vërtetës, pengesat ndërhyjnë. Disa njerëz nuk mund t’i kalojnë pengesat e t’i lënë mënjanë. Aftësitë e tyre janë të gjitha të ndryshme. Aftësitë e disave nuk mund ta mbështesin zbulimin e disave prej të vërtetave të shtyllave të besimit. Për më tepër, ngjyrat e shfaqjeve të Emrave ndryshojnë sipas vendit ku ato shfaqen; ato bëhen të gjitha të ndryshme. Disa njerëz të cilët nderohen me shfaqjen e njërit nga Emrat, nuk mund të jenë mjet për manifestimin e plotë të Atij Emri. Gjithashtu shfaqja e Emrave merr forma të ndryshme në lidhje me përbotshmërinë, veçantinë, hijen ose origjinalitetin. Disa aftësi nuk mund ta kapërcejnë veçantinë dhe nuk mund të dalin nga hija. Dhe sipas disa aftësive, ndonjëherë një Emër është mbisundues dhe e zbaton gjykimin e tij dhe sundon në atë aftësi. Dhe kështu tani ne do të tregojmë disa tregues për këtë mister të thellë dhe për këtë urtësi të shtrirë me një krahasim enigmatik, gjithëpërfshirës, të vërtetë, por deri diku të ndërlikuar.