Translations:Yirmi Dördüncü Söz/276/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kështu, ne shikojmë se nëpërmjet mirësisë së Tij, Një i Vetëm Gjithëbujar po na zbukuron ne, po na ndriçon dhe po na ushqen. Dhe sa për njeriun, ai e do deri në shkallën e adhurimit mirëbërësin e tij. Dhe ai dëshiron të jetë afër Atij i Cili është i denjë për t’u adhuruar e për t’u dashur dhe dëshiron ta shohë Atë. Atëherë, në përputhje me kapacitetet dhe aftësitë tona, secili nga ne do të udhëtojë nëpërmjet tërheqjes së asaj dashurie.