Translations:Yirmi Dördüncü Söz/309/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Ata të cilët i shpjeguan hadithet, i përfshinë dhe i shkrinë deduksionet e tyre, përfundimet dhe komentet e tyre tek citatet e haditheve. Për shembull, meqenëse qendra e kalifatit në atë kohë ishte Damasku dhe Medineja, ata i përfytyruan ngjarjet që lidhen me Mehdiun dhe Sufjanin në vendet të cilat ishin rreth atyre qendrave si Basra, Kuffe dhe Sham (Damask) dhe i shpjeguan ato sipas imagjinatës së tyre. Për më tepër, i imagjinuan veprat e mëdha, personalitetin kolektiv ose komunitetin të cilin ata individë përfaqësuan të ishin në personat e tyre dhe i shpjeguan në atë mënyrë, saqë u përshkruan atyre një formë që kur të shfaqen ata individë të jashtëzakonshëm gjithkush do t’i njihte.

    Por, siç kemi thënë, kjo botë është një arenë provimi; dera hapet për arsyen, por zgjedhja nuk i merret e nuk i plaçkitet njeriut nga dora. Meqenëse është kështu, kur të shfaqet ai individ, madje edhe Dexhali i tmerrshëm, ata nuk do të njihen nga shumë njerëz, madje në fillim edhe ai Dexhal i tmerrshëm nuk e njeh veten e tij, por ai individ i kohës së fundit mund të njihet vetëm nëpërmjet shikimit të dritës së besimit.