Translations:Yirmi Dördüncü Söz/314/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Përgjigjja: Ashtu si karkalecët që janë të dëmshëm për bujqësinë, të cilët shfaqen në një sezon të caktuar në numër shumë të madh dhe pastaj fshihen duke ndjekur ndryshimin e stinës, po ashtu fise të shumtë, të cilët shkatërrojnë mbretërinë, e fshehin realitetin e tyre në disa individë të kufizuar. Dhe përsëri kur vjen koha, me një urdhër Hyjnor, shumë nga ata individë të kufizuar do të nisin të njëjtin shkatërrim. Sikur realiteti i identitetit të tyre kombëtar hollohet por nuk këputet dhe, kur vjen stina e tij, ai rishfaqet. Në të njëjtën mënyrë, të njëjtat fise të cilët përmbysën botën në një kohë me lejen e Krijuesit do ta përmbysin përsëri qytetërimin njerëzor kur të vijë koha. Por ajo që do t’i shtyjë do të shfaqet në formë të ndryshme.