Translations:Yirmi Dördüncü Söz/316/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Parimi i nëntë: rezultatet e disa prej çështjeve të besimit orientohen, shikojnë te çështje që lidhen me këtë botë të ngushtë e të kufizuar, ndërsa disa hadithe profetike që kanë ardhur, lidhur me meritat dhe shpërblimin e punëve, për to Profeti (A.S.M.) është shprehur me një stil elokuent që i përshtatet edhe nxitjes e kurajimit, edhe frikë-simit e largimit. Disa njerëz mendjelehtë i kanë supozuar ato hadithe të jenë të ekzagjeruara! Jo, përkundrazi, të gjitha ato janë pikërisht e vërteta e pastër dhe realiteti dhe nuk ka në to as ekzagjerim dhe as zmadhin e fryrje të gjërave.