Translations:Yirmi Dördüncü Söz/334/sq
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e mendjelehtëve dhe të padrejtëve janë rrëfenjat si këto. Realiteti i çështjes është ky:
Me shikimet tona të mangëta dhe me mendjet tona të ngushta në dynja ne njohim aq sa mund t’i imagjinojmë të jenë shpërblimet e Musait dhe të Harunit Alejhimesselam. Realiteti i shpërblimit të cilin e merr një shërbëtor me një nevojë të pafund, duke lexuar këtë vird, nga Krijuesi i Mëshirëplotë Absolut në jetën e amshuar, mund të jetë i barabartë me shpërblimin që ne e përfytyruam me mendjet tona të ngushta për dy profetët e mëdhenj dhe kjo sipas sferës së njohjes sonë dhe horizontit të mendimit tonë.