Translations:Yirmi Dördüncü Söz/336/sq
Kështu, me shikimet tona të kësaj bote dhe me mendjet tona të ngushta, ne nuk mund të mendojmë më shumë se sa ai njeri primitiv lidhur me realitetet e ardhura për shpërblimin e punëve të orientuara drejt Ahiretit. Dhe nuk është barasvlera e shpërblimeve të vërteta të Hazreti Musait (A.S.) dhe të Harunit (A.S.) e cila për ne është e panjohur, sepse sipas rregullit të shembëllesës dhe të krahasimit, e panjohura krahasohet me të njohurën -domethënë, të perceptosh të panjohurën nga e njohura- por shpërblimi i vërtetë, i cili është i panjohur tek ne për virdin e një shërbëtori besimtar të Zotit, krahasohet me shpërblimet që ne i njohim me hamendjet tona.