Translations:Yirmi Dördüncü Söz/344/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në të vërtetë, ashtu si një i zgjuar që interpreton ëndrrën e një tjetri që është në gjum, gjithashtu dikush që është në gjum dëgjon fjalët e folura nga ata që janë pranë tij të zgjuar, por u jep atyre një kuptim dhe i interpreton fjalët e tyre në një mënyrë që i përshtatet botës së tij në gjum.

    Dhe kështu, o njeri i padrejtë i trullosur në gjumin e pakujdesisë dhe të filozofisë! Mos moho në ëndrrën tënde atë që pa Ai personalitet, për të cilin Zoti xh. sh. shfaqi kuptimin... مَا زَاغَ ال۟بَصَرُ وَمَا طَغٰى “Shikimi i tij (Muhammedit A.S.M.) nuk u lëkund dhe as nuk e kaloi kufirin (e përcaktuar për të).” (En Nexhm, 17) dhe i cili thotë për veten e tij: تَنَامُ عَي۟نٖى وَلَا يَنَامُ قَل۟بٖى “Sytë e mi flejnë, por zemra ime nuk fle”, dhe i cili ishte vërtetë i zgjuar dhe i vetëdijshëm, mos e moho atë që Ai shikoi, por interpretoje.

    Po, në qoftë se një mushkonjë pickon dikë që është në gjum, pasojat e saj i shfaqen atij sikur të kishte marrë plagë të rënda në luftë. Ndonjëherë ai e pranon atë si një realitet të gjumit. Në qoftë se do të pyetej, ai do të thonte: “Me të vërtetë jam plagosur, pushkët dhe artileritë hapën zjarr drejt meje.” Ata të zgjuarit që janë të ulur pranë tij qeshin nga ankthi i tij në gjumë. Kështu shikimi i trullosur nga gjumi i pakujdesisë dhe nga mendimi i filozofisë sigurisht nuk mund të jetë kriter për të vërtetat e Profetësisë.