Translations:Yirmi Dördüncü Söz/375/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Ka edhe kuptime të tjera të ngjashme me këto pesë qëllime. Këto kuptime e qëllime janë qëllimet e veprave që bilbili kryen “për hir të së vërtetës së të Gjithëlavdishmit të Vetëm e të Pashok”. Bilbili flet me gjuhën e vet. Dhe ne i kapim këto kuptime nga fjalët e tij të përvajshme, ankimtare. Në qoftë se ai vetë nuk e di plotësisht kuptimin e këngës së vet, ashtu siç e dinë melekët dhe shpirtërorët, kjo nuk e dëmton kuptimin tonë. Thënia, “Ai që dëgjon, kupton më mirë se ai që flet” është e mirënjohur. Gjithashtu, bilbili nuk tregon se ai nuk i njeh këto qëllime në detaje, por kjo nuk do të thotë se këto qëllime nuk ekzistojnë. Të paktën ai të njofton ty për këto qëllime ashtu si një orë e cila të njofton ty për kohën; edhe ajo nuk di gjë se për çfarë punon. Mosnjohja e saj nuk e dëmton njohjen tënde, pra kjo nuk të pengon për njohjen.