Translations:Yirmi Dördüncü Söz/386/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Çdo specie nga bimët në fushën e fytyrës së tokës lutet dhe i kërkon Krijuesit të Gjithurtë nëpërmjet gjuhës së gjendjes së saj dhe të mundësisë, duke thënë: “O Krijuesi ynë! Na jep fuqi me qëllim që duke ngritur flamurin e species sonë në çdo anë të tokës, ne të mund ta shpallim madhështinë e Hyjnisë Tënde me gjuhën tonë; na jep begati me qëllim që ne të mund të të adhurojmë Ty në çdo qoshe të xhamisë së tokës dhe na jep ne fuqi që të udhëtojmë në çdo anë të ekspozitës së tokës me qëllim që të përhapim nëpërmjet gjuhës sonë qëndisjet e Emrave të Tu të bukur, artet e Tua më të mahnitshme dhe çudirat e tyre!”