Birinci Söz/sq: Revizyonlar arasındaki fark
Değişiklik özeti yok |
("------ <center> Fjalët | ⇒ Fjala e Dytë </center> ------" içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
(Aynı kullanıcının aradaki diğer 10 değişikliği gösterilmiyor) | |||
16. satır: | 16. satır: | ||
Të gjitha lavdërimet i takojnë All-llahut, Krijuesit të të gjitha botëve, dhe bekimet e paqja qofshin për shkëlqesinë tonë, Muhammedin Alejhis-salatu ves-selam, për të gjithë familjen e tij dhe për sahabët-shokët e tij. | Të gjitha lavdërimet i takojnë All-llahut, Krijuesit të të gjitha botëve, dhe bekimet e paqja qofshin për shkëlqesinë tonë, Muhammedin Alejhis-salatu ves-selam, për të gjithë familjen e tij dhe për sahabët-shokët e tij. | ||
< | Vëlla! Ti më kërkove disa këshilla. Atëherë degjo disa të vërteta te perfshira nè tetë tregime tê shkurtëra, ge duke marrë parasysh genien tênde ushtar, ato janë nê formën e krahasimeve të një natyre ushtarake. Unë e konsideroj nefsin -shpirtin- tim më të nevojshmin se të sdokujt tjetër për t'i dhënë Rëshilla. Ne një kohe unë iu adresova nefsit tim në mënyrë te hollesishme me tetë Fjalë tē inspiruara nga tetē vërsete te Kur'anit, prej të cilève unë pata perfituar. Tani unë do t'i drejtohem shpirtit tim po me këto fjalë, por shkurtazi dhe me gjufën e njerezve të zakonshem. Kushdo që desfiron mund të dëgjoje së bashku me mua. | ||
<span id="Birinci_Söz"></span> | |||
== Fjalae Parë == | |||
Bismil-lah, është fillimi i të gjitha gjërave të mira. Edhe ne gjithashtu do të fillojmë me të. Dije o nefsi im! Ashtu siç është kjo fjali e bekuar shenja e Islamit, po ashtu ajo përmendet vazhdimisht nga të gjitha qëniet nëpërmjet gjuhëve të gjendjeve dhe të prirjeve të tyre të natyrshme. | |||
Në qoftë se dëshiron të dish se çfarë fuqie e pafundme dhe çfarë burimi i pashtershëm mirësish është "Bismil-lah", dëgjoje tregimin e mëposhtëm, i cili është në formën e një krahasimi: | |||
Dikush që bën një udhëtim nëpër shkretëtirat e Arabisë duhet të udhëtojë në emrin e një kryetari fisi e të hyjë nën mbrojtjen e tij, sepse në këtë mënyrë ai mund të jetë i shpëtuar prej sulmeve të banditëve. Kështu përmbush nevojat e tij dhe arrin qëllimet; ndërsa vetëm e pa ndihmë, ai do të shkatërrohej përballë armiqve të shumtë dhe nevojave. | |||
Dhe kështu, dy njerëz ndërmorën një udhëtim të tillë dhe hynë në shkretëtirë. Njëri nga ata ishte modest e i përulur, kurse tjetri ishte mendjemadh e kryelartë. Njeriu i përulur mori emrin e një kryetari fisi, ndërsa njeriu kryelartë e refuzoi... I pari udhëtoi i sigurt kudo që shkoi. "Në qoftë se takohej rastësisht me banditë, thonte: Unë po udhëtoj në emrin e kryetarit të filan fisi" atëherë ata nuk e shqetësonin. Në qoftë se do të vinte tek disa çadra, ai trajtohej me respekt për hir të atij emri. Kurse njeriu kryelartë vuajti gjatë gjithë udhëtimit, aq sa nuk përshkruhen fatkeqësitë. Ai gjithmonë dridhej nga frika përpara çdo gjëje, u bë si lypës, e poshtëroi veten dhe u bë objekt përbuzjeje. | |||
Dhe kështu, o nefsi im kryelartë! Ti je udhëtari dhe kjo botë është një shkretëtirë. Pafuqia jote dhe varfëria janë të pakufishme dhe armiqtë e nevojat tuaja janë të pafund. Meqenëse është kështu, merre Emrin e Sunduesit të Parapërjetësisë dhe të Paspërjetësisë, Emrin e All-llahut të kësaj shkretëtire, që të jesh i shpëtuar nga të lypurit përpara të gjithë universit dhe nga dridhja e frika përpara çdo ngjarjeje. | |||
Në të vërtetë, kjo frazë e bekuar Bismil-lah është një thesar i madh që nuk shteron kurrë, sepse me të lidhet “pafuqia jote” me një ‘Mëshirë të gjërë Absolute’, dhe lidhet “varfëria jote” me një ‘Fuqi të madhe Absolute’; ajo i bën atë pafuqi dhe atë varfëri si ndërmjetësit më të pranueshëm tek Gjykata e të Gjithëfuqishmit dhe Mëshirëplotit. | |||
Po, njeriu që vepron duke thënë, Bismil-lah “Me Emrin e All- llahut”, i ngjason dikujt që ka hyrë në ushtri, ai s’ka frikë nga askush; ai flet, kryen çdo punë dhe përballon gjithçka “me emrin e ligjit dhe me emrin e shtetit.” | |||
Në fillim ne thamë se: “Të gjitha qëniet thonë: "Bismil-lah", nëpërmjet gjuhëve të prirjeve të tyre të natyrshme.” A është ashtu? | |||
Po, ashtu është. Në qoftë se do të shikoje se një person i vetëm kishte ardhur e i kishte shtyrë me forcë të gjithë banorët e një qyteti tek një vend dhe i kishte detyruar ata të punonin, ti do të ishe i sigurt se ai person nuk ka vepruar në emrin e tij dhe përmes fuqisë së tij personale, por se ai ishte një ushtar, duke vepruar në emrin e shtetit e duke u mbështetur në fuqinë e një mbreti. | |||
Në të njëjtën mënyrë, të gjitha gjërat veprojnë në Emrin e All- llahut të Gjithëfuqishëm, sepse gjërat shumë të vockëla, si farat e si kokrrat, mbajnë pemë të mëdha mbi kokat e tyre; ato ngrejnë ngarkesa si male. | |||
Domethënë, të gjitha pemët thonë: "Bismil-lah", i mbushin duart e tyre nga thesari i Mëshirës, dhe na i dhurojnë ato neve. | |||
Të gjitha kopshtet thonë: "Bismil-lah", dhe bëhen kazanë nga kuzhinat e Fuqisë Hyjnore në të cilat piqen varietete të shumta prej ushqimesh të shijshme. | |||
Të gjitha kafshët e bekuara, si: lopa, deveja, delja e dhia thonë: "Bismil-lah" dhe bëhen burime qumështi nga bollëku i Mëshirës, duke na ofruar neve ushqimin më të hollë, më të mirë e më të pastër si uji i jetës në Emrin e Furnizuesit. | |||
Rrënjët dhe damarët e butë si mëndafshi të të gjitha bimëve dhe pemëve si dhe barishtet thonë: "Bismil-lah" dhe shpojnë e kalojnë përmes shkëmbinjve të fortë dhe tokës. Duke përmendur Emrin e All-llahut Xhel-le, sha'nuhu Emrin e të Gjithëmëshirshmit, çdo gjë u nënshtrohet atyre. | |||
Po, ashtu si degët që shpërndahen në ajër dhe japin fruta, po kështu, me lehtësi të plotë, rrënjët shpërndahen përmes shkëmbinjve të fortë dhe nën tokë duke dhënë fruta nga errësirat e dheut; dhe gjethet e holla të blerta duke ruajtur lagështirën e njomësinë me muaj përballë nxehtësisë shumë të lartë; u japin një goditje në gojët e natyralistëve, adhuruesve të shkaqeve, dhe një britmë buçitëse në fytyrat e tyre, dhe u thonë: U verbofshin sytë tuaj, dhe duke ua futur gishtin në sy, u thonë se: | |||
“Madje edhe nxehtësia e fortësia, tek të cilat ju mbështeteni më shumë, janë nën urdhër e nuk veprojnë nga vetvetja. Sepse, ashtu si shkopi i Musait Alejhis-selam, ato rrënjë të buta si mëndafshi, i nënshtrohen urdhrit të, فَقُل۟نَا اض۟رِب۟ بِعَصَاكَ ال۟حَجَرَ “...Dhe Ne i thamë: ‘(O Musa) bjerri gurit me shkopin tënd.” (<ref>Kur’an, 2: 66</ref>) Dhe i bën ato gjethe të holla e të njoma, si letra e cigares, sikur të ishin gjymtyrët e Ibrahimit Alejhisselam, të lexojnë vërsetin kundra nxehtësisë së zjarrit,” يَا نَارُ كُونٖى بَر۟دًا وَ سَلَامًا “O zjarr! Bëhu i ftohtë dhe paqe e siguri për Ibrahimin!”(<ref>Kur’an, 21: 69</ref>) | |||
</ | |||
Meqenëse të gjitha gjërat në efekt thonë, "Bismil-lah", dhe na i japin mirësitë e All-llahut me "Emrin e All-llahut", atëherë edhe ne duhet të themi "Bismil-lah", të japim me "Emrin e All-llahut", të marrim me "Emrin e All-llahut". Dhe ne nuk duhet të marrim nga njerëz të pavëmendshëm të cilët neglizhojnë të japin në Emër të All-llahut. | |||
'''Pyetje:''' Ne shfaqim respekt e nderim për cilindo që është shkak i ndonjë mirësie për ne; atëherë çfarë çmimi na kërkon All-llahu ynë, i Cili është Pronari i vërtetë i atyre mirësive? | |||
'''Përgjigjja:''' Po, çmimi që kërkon Dhuruesi i Vërtetë i atyre mirësive të çmueshme përmblidhet në tre gjëra: | |||
E para është Dhikr “përmendja”, e dyta është Shukr “falënderimi” dhe e treta është Fikr “reflektimi.” | |||
Atëherë "Bismil-lah" në fillim është përmendje, | |||
"El hamdu lil-ah" në fund është falënderim, | |||
dhe midis atyre të dyjave, të perceptosh e të mendosh se ato janë mrekulli të fuqisë së Krijuesit të Vetëm" dhe dhurata nga Mëshira e Tij e gjërë, është reflektim. | |||
Por, a nuk do të bëje një veprim prej budallai, në qoftë se ti do të puthje këmbët e një ushtari në shërbim i cili të sjell dhuratën më të çmueshme të një mbreti dhe nuk njeh pronarin e dhuratës? Atëherë të vlerësosh e ta duash shkakun e jashtëm të mirësive dhe të harrosh Dhuruesin e Vërtetë të mirësive, do të ishte një mijë herë më shumë marrëzi. | |||
O nefsi im! Në qoftë se nuk dëshiron të jesh si një budalla i tillë; jep me Emrin e All-llahut.. merr me Emrin e All-llahut.. Fillo me Emrin e All-llahut.. Dhe puno me Emrin e All-llahut.. Vesselam. | |||
117. satır: | 76. satır: | ||
</div> | </div> | ||
------ | ------ | ||
<center> | <center> [[Sözler/sq|Fjalët]] | ⇒ [[İkinci Söz/sq|Fjala e Dytë]] </center> | ||
------ | ------ | ||
10.05, 8 Aralık 2024 itibarı ile sayfanın şu anki hâli
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّح۪يمِ
وَ بِهٖ نَس۟تَعٖينُ
اَل۟حَم۟دُ لِلّٰهِ رَبِّ ال۟عَالَمٖينَ
وَ الصَّلَاةُ وَ السَّلَامُ عَلٰى سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ
وَ عَلٰى اٰلِهٖ وَ صَح۟بِهٖ اَج۟مَعٖينَ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
Dhe prej Atij ne kërkojmë ndihmë.
Të gjitha lavdërimet i takojnë All-llahut, Krijuesit të të gjitha botëve, dhe bekimet e paqja qofshin për shkëlqesinë tonë, Muhammedin Alejhis-salatu ves-selam, për të gjithë familjen e tij dhe për sahabët-shokët e tij.
Vëlla! Ti më kërkove disa këshilla. Atëherë degjo disa të vërteta te perfshira nè tetë tregime tê shkurtëra, ge duke marrë parasysh genien tênde ushtar, ato janë nê formën e krahasimeve të një natyre ushtarake. Unë e konsideroj nefsin -shpirtin- tim më të nevojshmin se të sdokujt tjetër për t'i dhënë Rëshilla. Ne një kohe unë iu adresova nefsit tim në mënyrë te hollesishme me tetë Fjalë tē inspiruara nga tetē vërsete te Kur'anit, prej të cilève unë pata perfituar. Tani unë do t'i drejtohem shpirtit tim po me këto fjalë, por shkurtazi dhe me gjufën e njerezve të zakonshem. Kushdo që desfiron mund të dëgjoje së bashku me mua.
Fjalae Parë
Bismil-lah, është fillimi i të gjitha gjërave të mira. Edhe ne gjithashtu do të fillojmë me të. Dije o nefsi im! Ashtu siç është kjo fjali e bekuar shenja e Islamit, po ashtu ajo përmendet vazhdimisht nga të gjitha qëniet nëpërmjet gjuhëve të gjendjeve dhe të prirjeve të tyre të natyrshme.
Në qoftë se dëshiron të dish se çfarë fuqie e pafundme dhe çfarë burimi i pashtershëm mirësish është "Bismil-lah", dëgjoje tregimin e mëposhtëm, i cili është në formën e një krahasimi:
Dikush që bën një udhëtim nëpër shkretëtirat e Arabisë duhet të udhëtojë në emrin e një kryetari fisi e të hyjë nën mbrojtjen e tij, sepse në këtë mënyrë ai mund të jetë i shpëtuar prej sulmeve të banditëve. Kështu përmbush nevojat e tij dhe arrin qëllimet; ndërsa vetëm e pa ndihmë, ai do të shkatërrohej përballë armiqve të shumtë dhe nevojave.
Dhe kështu, dy njerëz ndërmorën një udhëtim të tillë dhe hynë në shkretëtirë. Njëri nga ata ishte modest e i përulur, kurse tjetri ishte mendjemadh e kryelartë. Njeriu i përulur mori emrin e një kryetari fisi, ndërsa njeriu kryelartë e refuzoi... I pari udhëtoi i sigurt kudo që shkoi. "Në qoftë se takohej rastësisht me banditë, thonte: Unë po udhëtoj në emrin e kryetarit të filan fisi" atëherë ata nuk e shqetësonin. Në qoftë se do të vinte tek disa çadra, ai trajtohej me respekt për hir të atij emri. Kurse njeriu kryelartë vuajti gjatë gjithë udhëtimit, aq sa nuk përshkruhen fatkeqësitë. Ai gjithmonë dridhej nga frika përpara çdo gjëje, u bë si lypës, e poshtëroi veten dhe u bë objekt përbuzjeje.
Dhe kështu, o nefsi im kryelartë! Ti je udhëtari dhe kjo botë është një shkretëtirë. Pafuqia jote dhe varfëria janë të pakufishme dhe armiqtë e nevojat tuaja janë të pafund. Meqenëse është kështu, merre Emrin e Sunduesit të Parapërjetësisë dhe të Paspërjetësisë, Emrin e All-llahut të kësaj shkretëtire, që të jesh i shpëtuar nga të lypurit përpara të gjithë universit dhe nga dridhja e frika përpara çdo ngjarjeje.
Në të vërtetë, kjo frazë e bekuar Bismil-lah është një thesar i madh që nuk shteron kurrë, sepse me të lidhet “pafuqia jote” me një ‘Mëshirë të gjërë Absolute’, dhe lidhet “varfëria jote” me një ‘Fuqi të madhe Absolute’; ajo i bën atë pafuqi dhe atë varfëri si ndërmjetësit më të pranueshëm tek Gjykata e të Gjithëfuqishmit dhe Mëshirëplotit.
Po, njeriu që vepron duke thënë, Bismil-lah “Me Emrin e All- llahut”, i ngjason dikujt që ka hyrë në ushtri, ai s’ka frikë nga askush; ai flet, kryen çdo punë dhe përballon gjithçka “me emrin e ligjit dhe me emrin e shtetit.”
Në fillim ne thamë se: “Të gjitha qëniet thonë: "Bismil-lah", nëpërmjet gjuhëve të prirjeve të tyre të natyrshme.” A është ashtu?
Po, ashtu është. Në qoftë se do të shikoje se një person i vetëm kishte ardhur e i kishte shtyrë me forcë të gjithë banorët e një qyteti tek një vend dhe i kishte detyruar ata të punonin, ti do të ishe i sigurt se ai person nuk ka vepruar në emrin e tij dhe përmes fuqisë së tij personale, por se ai ishte një ushtar, duke vepruar në emrin e shtetit e duke u mbështetur në fuqinë e një mbreti.
Në të njëjtën mënyrë, të gjitha gjërat veprojnë në Emrin e All- llahut të Gjithëfuqishëm, sepse gjërat shumë të vockëla, si farat e si kokrrat, mbajnë pemë të mëdha mbi kokat e tyre; ato ngrejnë ngarkesa si male.
Domethënë, të gjitha pemët thonë: "Bismil-lah", i mbushin duart e tyre nga thesari i Mëshirës, dhe na i dhurojnë ato neve.
Të gjitha kopshtet thonë: "Bismil-lah", dhe bëhen kazanë nga kuzhinat e Fuqisë Hyjnore në të cilat piqen varietete të shumta prej ushqimesh të shijshme.
Të gjitha kafshët e bekuara, si: lopa, deveja, delja e dhia thonë: "Bismil-lah" dhe bëhen burime qumështi nga bollëku i Mëshirës, duke na ofruar neve ushqimin më të hollë, më të mirë e më të pastër si uji i jetës në Emrin e Furnizuesit.
Rrënjët dhe damarët e butë si mëndafshi të të gjitha bimëve dhe pemëve si dhe barishtet thonë: "Bismil-lah" dhe shpojnë e kalojnë përmes shkëmbinjve të fortë dhe tokës. Duke përmendur Emrin e All-llahut Xhel-le, sha'nuhu Emrin e të Gjithëmëshirshmit, çdo gjë u nënshtrohet atyre.
Po, ashtu si degët që shpërndahen në ajër dhe japin fruta, po kështu, me lehtësi të plotë, rrënjët shpërndahen përmes shkëmbinjve të fortë dhe nën tokë duke dhënë fruta nga errësirat e dheut; dhe gjethet e holla të blerta duke ruajtur lagështirën e njomësinë me muaj përballë nxehtësisë shumë të lartë; u japin një goditje në gojët e natyralistëve, adhuruesve të shkaqeve, dhe një britmë buçitëse në fytyrat e tyre, dhe u thonë: U verbofshin sytë tuaj, dhe duke ua futur gishtin në sy, u thonë se:
“Madje edhe nxehtësia e fortësia, tek të cilat ju mbështeteni më shumë, janë nën urdhër e nuk veprojnë nga vetvetja. Sepse, ashtu si shkopi i Musait Alejhis-selam, ato rrënjë të buta si mëndafshi, i nënshtrohen urdhrit të, فَقُل۟نَا اض۟رِب۟ بِعَصَاكَ ال۟حَجَرَ “...Dhe Ne i thamë: ‘(O Musa) bjerri gurit me shkopin tënd.” ([1]) Dhe i bën ato gjethe të holla e të njoma, si letra e cigares, sikur të ishin gjymtyrët e Ibrahimit Alejhisselam, të lexojnë vërsetin kundra nxehtësisë së zjarrit,” يَا نَارُ كُونٖى بَر۟دًا وَ سَلَامًا “O zjarr! Bëhu i ftohtë dhe paqe e siguri për Ibrahimin!”([2])
Meqenëse të gjitha gjërat në efekt thonë, "Bismil-lah", dhe na i japin mirësitë e All-llahut me "Emrin e All-llahut", atëherë edhe ne duhet të themi "Bismil-lah", të japim me "Emrin e All-llahut", të marrim me "Emrin e All-llahut". Dhe ne nuk duhet të marrim nga njerëz të pavëmendshëm të cilët neglizhojnë të japin në Emër të All-llahut.
Pyetje: Ne shfaqim respekt e nderim për cilindo që është shkak i ndonjë mirësie për ne; atëherë çfarë çmimi na kërkon All-llahu ynë, i Cili është Pronari i vërtetë i atyre mirësive?
Përgjigjja: Po, çmimi që kërkon Dhuruesi i Vërtetë i atyre mirësive të çmueshme përmblidhet në tre gjëra:
E para është Dhikr “përmendja”, e dyta është Shukr “falënderimi” dhe e treta është Fikr “reflektimi.”
Atëherë "Bismil-lah" në fillim është përmendje,
"El hamdu lil-ah" në fund është falënderim,
dhe midis atyre të dyjave, të perceptosh e të mendosh se ato janë mrekulli të fuqisë së Krijuesit të Vetëm" dhe dhurata nga Mëshira e Tij e gjërë, është reflektim.
Por, a nuk do të bëje një veprim prej budallai, në qoftë se ti do të puthje këmbët e një ushtari në shërbim i cili të sjell dhuratën më të çmueshme të një mbreti dhe nuk njeh pronarin e dhuratës? Atëherë të vlerësosh e ta duash shkakun e jashtëm të mirësive dhe të harrosh Dhuruesin e Vërtetë të mirësive, do të ishte një mijë herë më shumë marrëzi.
O nefsi im! Në qoftë se nuk dëshiron të jesh si një budalla i tillë; jep me Emrin e All-llahut.. merr me Emrin e All-llahut.. Fillo me Emrin e All-llahut.. Dhe puno me Emrin e All-llahut.. Vesselam.