Dördüncü Söz/sk: Revizyonlar arasındaki fark
("Fjala e Katërt" içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
("Një herë një sundimtar i madh u dha secilit prej dy shërbëtorëve të tij nga njëzet e katër monedha ari dhe i dërgoi të vendosen në njërën nga dy fermat e tij të pasura e madhështore, e cila ishte në një largësi dy mujore. “I përdorni këto para për biletat tuaja, i urdhëroi ai”, dhe blini çfarëdo që është e domosdoshme me ato para, për shtëpinë tuaj atje. Një stacion udhëtarësh ndodhet një ditë larg nga ferma, në t..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
(Aynı kullanıcının aradaki diğer 2 değişikliği gösterilmiyor) | |||
1. satır: | 1. satır: | ||
<languages/> | <languages/> | ||
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ | بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ | ||
اَلصَّلَاةُ عِمَادُ الدّٖينِ | اَلصَّلَاةُ عِمَادُ الدّٖينِ | ||
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Faljet e urdhëruara janë shtylla e fesë. | |||
Në qoftë se dëshiron të kuptosh me sigurinë, dy edhe dy bëjnë katër, se sa të vlefshme e të rëndësishme janë faljet e urdhëruara, dhe me çfarë shpenzimi të pakët fitohen ato, dhe sa idiot e i humbur është personi i cili neglizhon në falje duke mos i kryer ato siç duhet, kushtoji vëmendje tregimit të mëposhtëm që është në formën e një krahasimi... | |||
Një herë një sundimtar i madh u dha secilit prej dy shërbëtorëve të tij nga njëzet e katër monedha ari dhe i dërgoi të vendosen në njërën nga dy fermat e tij të pasura e madhështore, e cila ishte në një largësi dy mujore. “I përdorni këto para për biletat tuaja, i urdhëroi ai”, dhe blini çfarëdo që është e domosdoshme me ato para, për shtëpinë tuaj atje. Një stacion udhëtarësh ndodhet një ditë larg nga ferma, në të gjenden të gjitha llojet e mjeteve të transportit, makina, aeroplanë, anije e trena. Nga ato mund të përfitohet brenda kapitalit tuaj.” | |||
Të dy shërbëtorët u nisën pasi morën këto udhëzime. Njëri nga ata ishte i lumtur e me fat pasi harxhoi një shumë të vogël të hollash për rrugën deri në stacion. Në atë shpenzim ishte përfshirë edhe një biznes aq fitimprurës dhe i kënaqshëm për pronarin e tij, sa që kapitali i tij u mijëfishua. | |||
Shërbëtori tjetër, meqenëse ai ishte fatzi e përtac, i harxhoi njëzet e tre monedhat e arit gjatë rrugës për në stacion duke e prishur shumën në bixhoz dhe në argëtime e qejfe. Vetëm një monedhë ari i kishte mbetur. Shoku i vet i tha: “Shpenzoje këtë monedhën e fundit të arit për të blerë një biletë udhëtimi që të mos ecësh në këmbë gjithë këtë rrugë të gjatë e të vdesësh urie. Për më tepër, Pronari ynë është bujar, ndoshta Atij do t’i vijë keq për ty e do të t’i falë gabimet dhe gjithashtu do të të bëjë të hipësh në një aeroplan dhe do të arrijmë së bashku në vendqëndrimin tonë për një ditë. Përndryshe ti do të detyrohesh të ecësh në këmbë i vetmuar e i urritur përmes një shkretëtire e cila merr dy muaj për t’u kaluar.” | |||
Edhe njeriu më mendjetrashë do të mund ta kuptonte se sa idiot, i humbur dhe i pamend do të ishte ai që, nga kokëfortësia e tij, nuk e shpenzoi atë monedhë të vetme ari që i kishte mbetur për biletën e udhëtimit, e cila është si çelësi për një thesar, por e shpenzoi në ligësi për një kënaqësi kalimtare. A nuk është kështu? | |||
Atëherë, o ti që nuk i kryen faljet e urdhëruara! Dhe o shpirti im që nuk e ka me qejf të falet! | |||
Sundimtari në krahasim është Furnizuesi ynë, Krijuesi ynë. Sa për dy shërbëtorët udhëtarë, njëri përfaqëson besimtarët e përkushtuar që e kryejnë faljen me pasion, ndërsa tjetri përfaqëson ata të cilët janë të pakujdesshëm dhe që neglizhojnë në faljet e tyre. Njëzet e katër monedhat, janë njëzet e katër orët nga ditët e jetës. Ajo fushë madhështore është Parajsa. Stacioni është varri. Ndërsa udhëtimi është kalimi i njeriut për në varr, për në ringjallje dhe për tek bota e përtejme. Njerëzit e përshkojnë atë udhëtim të gjatë të shkallëve të ndryshme sipas veprave të tyre dhe fuqisë së frikës së tyre ndaj All-llahut. Disa prej njerëzve, vërtet të përkushtuar në besim, e përshkojnë në një ditë largësinë e një mijë viteve, si të ishin vetëtima. Dhe disa e kalojnë largësinë prej pesëdhjetëmijë vitesh në një ditë me shpejtësinë e imagjinatës. Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm aludon për këtë të vërtetë me dy nga vërsetet e tij. Bileta në krahasim përfaqëson faljet e urdhëruara. Një orë në ditë është e mjaftueshme për pesë faljet së bashku me marrjen e avdeseve. | |||
Prandaj, çfarë humbjeje i shkakton vetes ai njeri i cili i harxhon njëzet e tre orët në jetën e shkurtër të dynjasë dhe dështon të shpenzojë një orë për atë jetë të gjatë e të përhershme të botës së përtejme; sa padrejtësi i bën ai vetvetes; sa pa logjikë sillet ai. A nuk do ta kuptonte kushdo që e quan veten të arsyeshëm dhe a nuk do të konsiderohej kundra arsyes dhe urtësisë sjellja e një personi, i cili në qoftë se duke e menduar të arsyeshme jep gjysmën e pasurisë së tij për një lotari në të cilën marrin pjesë një mijë njerëz, ku mundësia e fitimit është një në njëmijë, dhe nuk jep një të njëzet e katërtën e asaj që ka, për një thesar të përjetshëm ku mundësia e fitimit është vërtetuar nëntëdhjetë e nëntë përqind? | |||
Për më tepër, shpirti, zemra dhe mendja gjejnë qetësinë më të madhe në falje, dhe ajo nuk është për trupin një punë e rëndë. Përveç kësaj, me qëllimin e pastër, të gjitha veprimet e atij që i kryen faljet e urdhëruara bëhen si adhurim. | |||
'''Atëherë ai që kryen faljen mund ta transferojë të gjithë kapitalin e jetës së tij për në botën e përtejme në këtë mënyrë; dhe fiton një jetë të përhershme me jetën e tij të përkohshme.''' | |||
------ | ------ | ||
<center> [[Üçüncü Söz]] ⇐ | [[Sözler]] | ⇒ [[Beşinci Söz]] </center> | <center> [[Üçüncü Söz/sq|Fjala e Tretë]] ⇐ | [[Sözler/sq|Fjalët]] | ⇒ [[Beşinci Söz/sq|Fjala e Pestë]] </center> | ||
------ | ------ | ||
22.06, 8 Aralık 2024 itibarı ile sayfanın şu anki hâli
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ
اَلصَّلَاةُ عِمَادُ الدّٖينِ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Faljet e urdhëruara janë shtylla e fesë.
Në qoftë se dëshiron të kuptosh me sigurinë, dy edhe dy bëjnë katër, se sa të vlefshme e të rëndësishme janë faljet e urdhëruara, dhe me çfarë shpenzimi të pakët fitohen ato, dhe sa idiot e i humbur është personi i cili neglizhon në falje duke mos i kryer ato siç duhet, kushtoji vëmendje tregimit të mëposhtëm që është në formën e një krahasimi...
Një herë një sundimtar i madh u dha secilit prej dy shërbëtorëve të tij nga njëzet e katër monedha ari dhe i dërgoi të vendosen në njërën nga dy fermat e tij të pasura e madhështore, e cila ishte në një largësi dy mujore. “I përdorni këto para për biletat tuaja, i urdhëroi ai”, dhe blini çfarëdo që është e domosdoshme me ato para, për shtëpinë tuaj atje. Një stacion udhëtarësh ndodhet një ditë larg nga ferma, në të gjenden të gjitha llojet e mjeteve të transportit, makina, aeroplanë, anije e trena. Nga ato mund të përfitohet brenda kapitalit tuaj.”
Të dy shërbëtorët u nisën pasi morën këto udhëzime. Njëri nga ata ishte i lumtur e me fat pasi harxhoi një shumë të vogël të hollash për rrugën deri në stacion. Në atë shpenzim ishte përfshirë edhe një biznes aq fitimprurës dhe i kënaqshëm për pronarin e tij, sa që kapitali i tij u mijëfishua.
Shërbëtori tjetër, meqenëse ai ishte fatzi e përtac, i harxhoi njëzet e tre monedhat e arit gjatë rrugës për në stacion duke e prishur shumën në bixhoz dhe në argëtime e qejfe. Vetëm një monedhë ari i kishte mbetur. Shoku i vet i tha: “Shpenzoje këtë monedhën e fundit të arit për të blerë një biletë udhëtimi që të mos ecësh në këmbë gjithë këtë rrugë të gjatë e të vdesësh urie. Për më tepër, Pronari ynë është bujar, ndoshta Atij do t’i vijë keq për ty e do të t’i falë gabimet dhe gjithashtu do të të bëjë të hipësh në një aeroplan dhe do të arrijmë së bashku në vendqëndrimin tonë për një ditë. Përndryshe ti do të detyrohesh të ecësh në këmbë i vetmuar e i urritur përmes një shkretëtire e cila merr dy muaj për t’u kaluar.”
Edhe njeriu më mendjetrashë do të mund ta kuptonte se sa idiot, i humbur dhe i pamend do të ishte ai që, nga kokëfortësia e tij, nuk e shpenzoi atë monedhë të vetme ari që i kishte mbetur për biletën e udhëtimit, e cila është si çelësi për një thesar, por e shpenzoi në ligësi për një kënaqësi kalimtare. A nuk është kështu?
Atëherë, o ti që nuk i kryen faljet e urdhëruara! Dhe o shpirti im që nuk e ka me qejf të falet!
Sundimtari në krahasim është Furnizuesi ynë, Krijuesi ynë. Sa për dy shërbëtorët udhëtarë, njëri përfaqëson besimtarët e përkushtuar që e kryejnë faljen me pasion, ndërsa tjetri përfaqëson ata të cilët janë të pakujdesshëm dhe që neglizhojnë në faljet e tyre. Njëzet e katër monedhat, janë njëzet e katër orët nga ditët e jetës. Ajo fushë madhështore është Parajsa. Stacioni është varri. Ndërsa udhëtimi është kalimi i njeriut për në varr, për në ringjallje dhe për tek bota e përtejme. Njerëzit e përshkojnë atë udhëtim të gjatë të shkallëve të ndryshme sipas veprave të tyre dhe fuqisë së frikës së tyre ndaj All-llahut. Disa prej njerëzve, vërtet të përkushtuar në besim, e përshkojnë në një ditë largësinë e një mijë viteve, si të ishin vetëtima. Dhe disa e kalojnë largësinë prej pesëdhjetëmijë vitesh në një ditë me shpejtësinë e imagjinatës. Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm aludon për këtë të vërtetë me dy nga vërsetet e tij. Bileta në krahasim përfaqëson faljet e urdhëruara. Një orë në ditë është e mjaftueshme për pesë faljet së bashku me marrjen e avdeseve.
Prandaj, çfarë humbjeje i shkakton vetes ai njeri i cili i harxhon njëzet e tre orët në jetën e shkurtër të dynjasë dhe dështon të shpenzojë një orë për atë jetë të gjatë e të përhershme të botës së përtejme; sa padrejtësi i bën ai vetvetes; sa pa logjikë sillet ai. A nuk do ta kuptonte kushdo që e quan veten të arsyeshëm dhe a nuk do të konsiderohej kundra arsyes dhe urtësisë sjellja e një personi, i cili në qoftë se duke e menduar të arsyeshme jep gjysmën e pasurisë së tij për një lotari në të cilën marrin pjesë një mijë njerëz, ku mundësia e fitimit është një në njëmijë, dhe nuk jep një të njëzet e katërtën e asaj që ka, për një thesar të përjetshëm ku mundësia e fitimit është vërtetuar nëntëdhjetë e nëntë përqind?
Për më tepër, shpirti, zemra dhe mendja gjejnë qetësinë më të madhe në falje, dhe ajo nuk është për trupin një punë e rëndë. Përveç kësaj, me qëllimin e pastër, të gjitha veprimet e atij që i kryen faljet e urdhëruara bëhen si adhurim.
Atëherë ai që kryen faljen mund ta transferojë të gjithë kapitalin e jetës së tij për në botën e përtejme në këtë mënyrë; dhe fiton një jetë të përhershme me jetën e tij të përkohshme.