İkinci Söz/sq: Revizyonlar arasındaki fark
("O nefsi im! Dije se njeriu i parë përfaqëson një jobesimtar, ose dikë të shthurur e moskokëçarës. Në këndvështrimin e tij, bota është një shtëpi e përgjithshme zie. Të gjitha gjallesat janë jetimë duke qarë prej goditjeve të vdekjes dhe të ndarjes. Njeriu dhe kafshët janë të lëna vetëm, pa bari e pa pronar, ata do të çjerren e grisen nga kthetrat e exhelitçastit të fundit të jetës. Qëniet gjigante si malet dhe oqeanet j..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
("Sa për njeriun e dytë, ai është besimtar. Ai e njeh siç duhet Krijuesin e tij dhe i beson Atij. Në këndvështrimin e tij, dynjaja është një banesë ku në mënyrë të vazhdueshme recitohen Emrat e All-llahut të Gjithëmëshirshëm, është një vend mësimi e instruksioni për njeriun dhe kafshët, dhe një fushë provimi për njeriun dhe xhindet. Të gjitha vdekjet e kafshëve dhe të njeriut janë një çmobilizim e çlirim nga detyrat dhe..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
33. satır: | 33. satır: | ||
------ | ------ | ||
<center> [[Birinci Söz]] ⇐ | [[Sözler]] | ⇒ [[Üçüncü Söz]] </center> | <center> [[Birinci Söz/sq|Fjalae Parë]] ⇐ | [[Sözler/sq|Fjalët]] | ⇒ [[Üçüncü Söz/sq|Fjala e Tretë]] </center> | ||
------ | ------ | ||
21.45, 8 Aralık 2024 itibarı ile sayfanın şu anki hâli
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّح۪يمِ
اَلَّذٖينَ يُؤ۟مِنُونَ بِال۟غَي۟بِ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Ata të cilët besojnë në të Padukshmen.”([1])
Në qoftë se dëshiron të kuptosh se çfarë lumturie e madhe dhe çfarë mirësie, çfarë kënaqësie e madhe dhe rehatie ndodhet në besim, dëgjoje këtë tregim i cili është në formën e krahasimit:
Njëherë, dy njerëz ndërmorën një udhëtim edhe për kënaqësi, edhe për tregti. Njëri nga ata, i cili ishte egoist e fatzi, u nis në një drejtim. Ndërsa tjetri që ishte fetar i përshpirtshëm dhe i mbarë, kaloi në një drejtim tjetër.
Meqenëse njeriu egoist, mendjemadh dhe mburravec ishte pesimist, ai përfundoi në atë çfarë u duk për të të ishte vendi më i keq për shkak të pesimizmit të tij. Ai shikoi përqark, dhe gjithandej pa të pafuqishëm e fatkeqë duke qarë nën pushtetin dhe nën veprimet shkatërruese të tiranëve mizorë e nëpërkëmbës.
Ai shikoi të njëjtën situatë të dhimbshme e pikëlluese në të gjitha vendet ku udhëtoi. I gjithë vendi mori formën e një shtëpie të përgjithshme zie. Dhe ai nuk mundi të gjejë ilaç për gjendjen e tij të dhimbshme e të zymtë përveç pijeve alkoolike dehëse. Sepse çdokush iu dukte atij një armik dhe i huaj, dhe gjithandej ai pa kufoma të tmerrshme dhe jetimë të dëshpëruar pa shpresë duke qarë. Ndërgjegjja e tij ishte në një gjendje torture.
Njeriu tjetër, i cili ishte fetar i përshpirtshëm, i përkushtuar, i drejtë e me moral të lartë, gjatë udhëtimit të tij pa një vend të shkëlqyeshëm. Ky njeri i mirë shikoi në mbretërinë tek e cila kishte hyrë një kënaqësi të përgjithshme. Gjithkund ishte një festival gazmor, një vend për përmendjen e All-llahut Xhel-le sha’nuhu, i mbushur me kënaqësi të madhe e lumturi... gjithkush u duk për të një mik dhe i afërt. Gjithandej vendit ai pa kremtime festive, me gëzim e hare, për një shkarkim të përgjithshëm nga detyrat, që shoqëroheshin me brohoritje dhe zërat e urimeve të mira dhe të falënderimeve. Ai gjithashtu dëgjoi zërin e një daulleje dhe të një grupi muzikor për mobilizimin e ushtarëve me thirrjet gazmore “All-llahu është më i madhi” dhe “Nuk ka Zot tjetër përveç Atij”! Ndërsa njeriu i parë ishte pesimist duke vuajtur nga dhimbja e tij dhe nga dhimbjet e të gjithë njerëzve, i dyti ishte i lumtur, optimist dhe i kënaqur me gëzimin e tij dhe me gëzimin e të gjithë banorëve. Për më tepër, ai pati mundësi të bënte edhe një tregti fitimprurëse për të cilën i bëri falënderime All-llahut Xhel-le sha’nuhu.
Pas disa kohësh ai u kthye dhe takoi njeriun tjetër. Ai e kuptoi gjendjen e tij dhe i tha: “Ti nuk paske qenë në vete.” Shëmtia brenda teje paska reflektuar në botën tënde të jashtme, saqë ti e paske imagjinuar çdo buzëqeshje si qarje dhe çdo çlirim nga detyrat si plaçkitje e pretim. Eja në vete dhe pastroje zemrën tënde se ndoshta kjo perde e kobshme do të ngrihet nga sytë e tu dhe ti do të mund ta shohësh të vërtetën, sepse Pronari i kësaj mbretërie dhe Mbreti i saj, i Cili është me një drejtësi absolute, që është Mëshirëplotë, Mirëbërës, i Fuqishëm, i Dhembshur e i Dashur, kurrësesi nuk mund të jetë ashtu siç e imagjinon ti, as një vend i cili demonstron këtë numër të shenjave të qarta të përparimit dhe të arritjeve, nuk mund të jetë ashtu siç e imagjinon ti”.
Pastaj njeriu fatkeq filloi të vijë në vete dhe u pendua. Ai tha, “po, më goditi çmenduria për shkak të pijes alkoolike. All-llahu qoftë i kënaqur me ty, ti më ke shpëtuar mua nga një gjendje e skëterrshme.”
O nefsi im! Dije se njeriu i parë përfaqëson një jobesimtar, ose dikë të shthurur e moskokëçarës. Në këndvështrimin e tij, bota është një shtëpi e përgjithshme zie. Të gjitha gjallesat janë jetimë duke qarë prej goditjeve të vdekjes dhe të ndarjes. Njeriu dhe kafshët janë të lëna vetëm, pa bari e pa pronar, ata do të çjerren e grisen nga kthetrat e exhelitçastit të fundit të jetës. Qëniet gjigante si malet dhe oqeanet janë si kufoma të tmerrshme të pajeta. Shumë iluzione e mashtrime dërrmuese e të tmerrshme si këto, të cilat shkaktohen nga mohimi dhe çudhëzimi i njeriut, e bëjnë atë të provojë një torturë të hidhur shpirtërore.
Sa për njeriun e dytë, ai është besimtar. Ai e njeh siç duhet Krijuesin e tij dhe i beson Atij. Në këndvështrimin e tij, dynjaja është një banesë ku në mënyrë të vazhdueshme recitohen Emrat e All-llahut të Gjithëmëshirshëm, është një vend mësimi e instruksioni për njeriun dhe kafshët, dhe një fushë provimi për njeriun dhe xhindet. Të gjitha vdekjet e kafshëve dhe të njeriut janë një çmobilizim e çlirim nga detyrat dhe një përfundim i shërbimeve. Kështu, ata që i kanë përmbushur detyrat e tyre të jetës largohen nga kjo botë kalimtare për tek një botë tjetër e lumtur dhe pa shqetësime, me qëllim që t’u bëhet vend nëpunësve të rinj për të ardhur e punuar. Lindja e të gjitha kafshëve dhe e njerëzve formon mobilizimin e tyre në një ushtri, marrjen e tyre nën armë dhe nisjen e detyrave të tyre. Çdo gjallesë është një ushtar i rregullt, i gëzuar dhe një nëpunës i ndershëm e i kënaqur. Të gjitha zërat, ose janë lavdërime për All-llahun Xhel-le sha’nuhu dhe recitim i Emrave të Tij në fillimin e detyrave të tyre dhe falënderime e kremtime në përfundimin e punës, ose janë këngë që burojnë nga kënaqësia e tyre për punën. Në këndvështrimin e besimtarit, të gjitha qëniet janë shërbëtorë miqësorë, nëpunës të shoqërueshëm dhe libra të këndshëm të Krijuesit Gjithëbujar dhe të Pronarit të Gjithëmëshirshëm. Kështu, shumë të vërteta të holla, të larta, të këndshme e të mëdha si këto bëhen të dukshme dhe shfaqen nga besimi i tij.
Domethënë Besimi, në të vërtetë, përbën bërthamën shpirtërore të asaj që në efekt është një Tuba, Pema e Parajsës, ndërsa mosbesimi në efekt fsheh farën e një Zekkumi, pemës së Ferrit.
Atëherë shpëtimi dhe siguria gjenden vetëm në Islam e në besim. Meqenëse është kështu, ne në mënyrë të vazhdueshme, duhet të themi:
اَل۟حَم۟دُ لِلّٰهِ عَلٰى دٖينِ ال۟اِس۟لَامِ وَ كَمَالِ ال۟اٖيمَانِ
Lavdërimi i takon All-llahut për fenë Islame dhe për plotësimin e imanit!
- ↑ Kur’an, 2:3